Ish-objekti i ambulantës së vjetër në fshatin Rashan të Mitrovicës është kapluar nga flakët e mëdha të zjarrit.
Zjarrëfikësit kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes, ku po tentojnë fikjen e zjarrit.
Zëdhënësi i policisë për rajon të Mitrovicës së Veriut, Avni Zahiti pëër “Veriu.info” tha se objekti i vjetër i ambulantës ka qënë jashtë funksionimit.
“Objeti i ri i ambulantës ka shpëtuar, ndërsa ish-objekti i ambulantës së vjetër është djeg”, deklaroi Zahiti./ Veriu.info













