Një person ka lajmëruar se është duke iu djegur shtëpia, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pas lajmërimit në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse.
Raportohet se si pasojë e zjarrit është djegur një paradhomë e shtëpisë së bashku me një garazhë, ku brenda saj është djegur edhe një traktor me disa vegla pune, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është nën hetime.
Raporti i plotë i policisë :
Radishevë, Skenderaj 19.01.2024 – 23:30. Ankuesi kosovar ka lajmëruar se është duke iu djegur shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë e zjarrit është djegur një paradhomë e shtëpisë së bashku me një garazhë në të cilën është djegur një traktor me disa vegla pune. Rasti nën hetime.













