
Një veturë është djegur në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës në orët e para të mëngjesit të së dieles, raporton Veriu.info.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai është shprehur se vetura që është djegur ka qenë me targa serbe.
Tutje Elshani theksoi se nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.












