Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dikur ishin shokë e sot është i dyshuar për vrasjen e tij, si ndodhi tragjedia në Ferizaj

28/05/2022 - 15:54
në Kryesore, Lajme
A A
Dikur ishin shokë e sot është i dyshuar për vrasjen e tij, si ndodhi tragjedia në Ferizaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazmend Hyseni, 30-vjeçari që u vra
Sipas komunikatës së Policisë, i dyshuari ka refuzuar urdhrat verbal të Policisë, derisa me pistoletë në dorë iu kthehet zyrtarëve policor. Një prej policëve, më pas e ka përdorur armën zyrtare me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit.

“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërjetur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”, ka njoftuar Policia pas vrasjes.

Qëndrim Januzi, i dyshuari për vrasje
Qëndrim Januzi është dërguar fillimisht për trajtim në Emergjencën e Ferizajt, për t’u dërguar më pas në QKUK.

“I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, ka njoftuar Policia.

Policia tha se nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Shukri Jashari, i cili ka thënë se motivi i vrasjes s’dihet ende, meqenëse s’është intervistuar dëshmitari që ishte bashkë me viktimën kur ndodhi vrasja.

Kryeprokurori ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet edhe për zyrtarin policor, që e plagosi të dyshuarin për vrasje.

“Jo, ende nuk dihet motivi i vrasjes, për shkak se dëshmitarët që kanë qenë me viktimën ende nuk janë intervistuar. Një ka qenë, në bazë të video-incizimeve shihet vetëm një person. Edhe ndaj zyrtarit policor kanë filluar hetimet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës”, ka thënë Jashari për Express.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, derisa Prokuroria ka thënë se për të njëjtin do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pamje të tmerrshme, vëllai i këngëtarit Buta dyshohet se e vrau mbrëmë në Ferizaj shokun e tij
Pamje nga vendi i ngjarjes
Qëndrim Januzi, që është edhe vëllai i reperit kosovar, Betim Januzi, që njihet me emrin artistik Buta, s’është i panjohur për organet e drejtësisë.

Vetë reperi kishte treguar në një intervistë për T7 në vitin 2018, se vëllai i tij për një tentim-vrasje dhe kishte mbajtur 3 vjet burg.

“Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjujt me allti, ka mbajt tre vjet burg edhe ka dalë në vitin 2016”, kishte thënë ai.

Reperi Buta me vëllain Qëndrimin, i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Reperi poashtu kishte thënë se kanë pasur vazhdimisht probleme dhe zënka me njerëz të ndryshëm.

“Kemi pasë probleme të mahallës, deri para 2014-2015 janë kry krejt. Nuk kanë qenë probleme me u rre por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekë, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”, kishte thënë Buta në T7.

Për vrasjen e të riut, kanë reaguar dy reperët kosovarë, Fero dhe Fuego, të cilët kanë pasur shoqëri me të.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë