Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Diplomacia në rrezik, ambasadori i Kosovës në Gjermani shpërndan ‘fake news’ për rritjen ekonomike

04/12/2025 - 21:29
në Lajme
A A
Diplomacia në rrezik, ambasadori i Kosovës në Gjermani shpërndan ‘fake news’ për rritjen ekonomike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka shpërndarë të dhëna të pasakta sa i përket rritjes së Bruto Produktit Vendor për Kosovën.

Ajeti ka cituar disa të dhëna nga revista gjermane “Fokus Online”, shkrimi i të cilës thotë se Kosova ka një rritje të PBB-së me +8.51%.

“Lajm i shkëlqyer për Kosovën! Sipas analizës së „BestBrokers“, bazuar në të dhënat e FMN-së dhe të publikuara nga revista gjermane FOCUS online, periferia e Evropës po shfaq rritje ekonomike të shpejtë  – dhe Kosova, me një rritje reale të PBB-së prej +8,51 %, renditet ndër ekonomitë më të shpejta në kontinent. Një sinjal i fuqishëm për të ardhmen tonë”, shkruan ambasadori.

 

 

Megjithatë, sipas të dhënave prej Bankës Botërore, gjatë vitit 2024 kishte një rritje të PBB-së prej 4.4% e për vitin 2025, parashikimi sipas Fondit Monetar, rritja është 3.9%.

Analiza të cilës i referohet Ajeti është e një web faqes që merret me tregjet ndërkombëtare të investimeve.

“Misioni ynë si ekip është t’i ndihmojmë tregtarët të marrin vendime të informuara mirë kur zgjedhin një platformë tregtare”, thuhet në website.

Po ashtu, llogaritja “Real GDP” e Best Brokers bazohet në një metodë që llogaritë periudhën kohore 10 vjeçare, pa marr parasysh rritjen e çmimeve.

“Real GDP llogaritet duke pjesëtuar PBB-në nominale me deflatorin, i cili publikohet gjithashtu nga FMN-ja në mënyrë të rregullt”, thuhet në website.

Lidhur me këtë postim të Ajetit ka reaguar edhe analisti Shenoll Muharremi që thotë po ashtu se është fake news.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani duhet menjëherë me fshi këtë postim dhe me kërku falje. Ky është një FAKE NEWS, sepse Kosova nuk ka pasur rritje prej 8.51% gjatë vitit 2024, e as në ndonjë vit tjetër më herët”, shkruan ai.

Tutje bën thirrje që të mos instrumentalizohet shërbimi diplomatik nga partia në pushtet.

“Shërbimi diplomatik i Kosovës nuk duhet me u instrumentalizu dhe me u përdor nga qeveria për propagandë gjatë kohës së zgjedhjeve. Ambasadori duhet me pas kujdes dhe me i kontrollu e vërtetu të dhënat para se me i publiku, nëse dëshiron mos me shpërfaqë globalisht injorancën e ambasadës dhe shërbimit diplomatik të Kosovës. Kredibiliteti i Kosovës dhe institucioneve publike është shumë më i rëndësishëm sesa fati i një partie politike në zgjedhje. Kjo është për keqardhje dhe konfirmon që shërbimi diplomatik po abuzohet dhe instrumentalizohet për qëllime politike në dëm të vendit dhe interesit publik”, përfundon ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë