Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Disa deklarohen e të tjerët heshtin – pse mbetën jashtë Kuvendit figura të njohura të partive?!

06/03/2025 - 15:04
në Kryesore, Lajme
A A
Opozita vija të kuqe VV-së, përjashtojnë mundësinë e koalicionit me partinë në pushtet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emra të njohur të legjislaturës së fundit e disa edhe të mëparshme, kanë mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Ata nuk kanë arritur që të sigurojnë një ulëse në Kuvend, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nga Lëvizja Vetëvendosje disa deputetë që ishin e që më s’do të jenë pjesë e Kuvendit janë Ardian Gola, Agon Batusha, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Arta Bajralia, Besim Muzaqi, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli, Enver Haliti, Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni, Jetmire Vrenezi, Milazim Salijaj, Mirlinda Tishukaj, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejta, Nijazi Isaku, Shqipe Isufi dhe Vendenis Lahu.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, jashtë Kuvendit të Kosovës kanë mbetur Xhavit Haliti, i cili ka qenë deputet që prej themelimit të Kuvendit të Kosovës, pastaj Ardian Kastrati, Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu, Hisen Berisha, Isak Shabani e Filloretë Zjenullahu.

Ndërsa nga LDK, jashtë Kuvendit ka mbetur shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi, deputetët Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku, Vlora Dumoshi e Drita Millaku.

Ndërsa, nga AAK, jashtë Kuvendit ka mbetur shefi i GP Besnik Tahiri, deputetët Pal Lekaj, Albana Bytyqi e Shemsedin Dreshaj.

Gazeta Blic ka kontaktuar disa prej deputetëve që kanë mbetur jashtë Kuvendit, sipas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Përgjigje nuk kanë kthyer deputetët e VV-së, Agon Batusha, Gramos Agusholli, Enver Dugolli, Vendenis Lahu.

Ndërsa, Dugolli ka bërë një reagim në rrjetin e tij social në Facebook lidhur me mbetjen jashtë Kuvendit.

“Nga zemra ju falënderoj për besimin dhe përkrahjen tuaj në zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe pse nuk arrita të siguroj edhe një mandat tjetër në Parlamentin e Kosovës, fakti që 11,894 prej jush (veçanërisht nga mërgata jonë e çmuar) më dhatë votën tuaj është një nder i madh dhe një përgjegjësi që e vlerësoj thellësisht. Vota juaj nuk ishte thjesht një numër, por një mesazh besimi dhe motivimi për të vazhduar angazhimin tim për të mirën e përbashkët. Do të mbetem i përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve që na bashkojnë, gjithmonë me ju dhe pranë jush”, ka shkruar Dugolli në Facebook.

Hisen Berisha nga PDK, tha shkurt për Gazeta Blic se ka qenë vendim i popullit.

“Zëri i popullit, zëri i Zotit”, tha shkurt Berisha.

Nga PDK kandidatët tjerë përpos Berishës, nuk kthyen përgjigje, pavarësisht interesimit të Gazeta Blic për të marrë përgjigje nga Xhavit Haliti, Ardian Kastrati e Hajdar Beqa.

Por, kandidati Bekim Haxhiu reagoi përmes një postimi në Facebook.

“Në këto zgjedhje, pothuajse kam dyfishuar numrin e votave. Ky është vlerësim i rëndësishëm për punën time gjatë pesë mandateve radhazi si deputet i Kuvendit të Kosovës.  Megjithatë, 18,561 vota nuk ishin të mjaftueshme për të fituar mandatin e radhës në Kuvend. Por kjo mund të ndryshojë varësisht mandatarit për formimin e qeverisë. Faleminderit që më besuat për pesë mandate si përfaqësuesi i juaj në Kuvend, i vlerësuar edhe nga organizatat monitoruese te Kuvendit si deputeti më aktiv i PDK-së, dhe ajo që është me rëndësi raporti im me qytetarët, nuk kam as një thirrje të humbur nga qytetarët.

Megjithatë, nuk u vlerësova mjaftueshëm për mandatin e radhës. Unë do të vazhdoj të jem aktiv dhe do të jap kontributin tim në PDK dhe nuk do të ndalem së bashkëpunuari në rrafshin profesional me kolegët e mi për të realizuar synimet dhe obligimet që kemi karrshi qytetarëve dhe liderëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Përgjigje nuk kanë kthyer as kandidatët e LDK-së për deputetë, Arben Gashi, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Driton Selmanaj.

Pa përgjigje ishin edhe nga AAK. Nuk u përgjigjen as  Besnik Tahiri, Pal Lekaj, Albana Bytyqi.

Por, për Gazeta Blic është deklaruar Shemsedin Dreshaj, i cili ka thënë se kanë ndikuar shumë faktorë në këtë rezultat.

“Ka shumë faktorë qe kanë ndikuar në ketë rezultat. Përderisa nuk reformohet sistemi zgjedhor, një votë për një kandidat, gjasat qe Kosova te ketë demokraci te mirëfilltë vendimmarrëse, do te jenë të vogla. Krijimi i grupeve në pesëshe ose dhjetëshe është lëndim i vullnetit demokratik. Unë përfundimisht nuk do të jam pjesë e kuvendit te radhës, nuk kam marrë vota të mjaftuara nga qytetarët. Në ketë udhëkryq për të ardhmen e vendit, kuvendi duhet te ketë përfaqësues të guximshëm dhe më përgjegjësi. Uroj që kjo legjislaturë do të performojë për vendin e jo për subjektet politike”, tha ai për Gazeta Blic.

Lidhur me mbetjen jashtë Kuvendit të këtyre deputetëve, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për Gazeta Blic se ka ndikuar konkurrenca.

“Konkurrenca në lista me 10 kandidatë ka ndikuar dhe pak shumë instruksioni i liderëve dhe partive politike se kush përafërsisht duhet del dhe hyn deputet, natyrisht aty ku kanë mundur, e kanë bërë të veten”, tha Sadiku.

JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Rama nga New York: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të!

Kryeministri Rama nga New York: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të!
25/09/2026 - 16:26

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan viziton Mitrovicën e Veriut dhe Urën e Ibrit : Siguria fillon me njerëzit, çdo bisedë e çdo shtrëngim duarsh na ndihmon

Gjenerali amerikan viziton Mitrovicën e Veriut dhe Urën e Ibrit : Siguria fillon me njerëzit, çdo bisedë e çdo shtrëngim duarsh na ndihmon
25/09/2026 - 16:09

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Chad Daniels, i shoqëruar nga oficerë të shtabit të tij ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut për të vëzhguar...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde

Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde
25/09/2026 - 15:50

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre. Haziri...

Më shumëDetails

Zbardhen debatet në gjyq të “shokëve” të Ergys Agasit, Sulejmani: Pse Vlora Hysenin s’e mbani në burg, e mua po?

Zbardhen debatet në gjyq të “shokëve” të Ergys Agasit, Sulejmani: Pse Vlora Hysenin s’e mbani në burg, e mua po?
25/09/2026 - 15:29

Zbardhen diskutimet nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit të Policisë Shkencore, dhe Embro Sulejmanit, kryekamarierit të një lokali pranë...

Më shumëDetails

“Naser, a po e çon në Zyre të Kryeministrit?”, Gërvalla me plot disponim e procedon ligjin për Byronë

“Naser, a po e çon në Zyre të Kryeministrit?”, Gërvalla me plot disponim e procedon ligjin për Byronë
25/09/2026 - 15:23

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar një klip duke nënshkruar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe duke e proceduar për...

Më shumëDetails

Obiliqi propozon 100 euro në muaj për fëmijët me aftësi të kufizuara

Obiliqi propozon 100 euro në muaj për fëmijët me aftësi të kufizuara
25/09/2026 - 15:10

Fëmijët me aftësi të kufizuara në Komunën e Obiliqit mund të përfitojnë nga 100 euro në muaj, pas propozimit për mbështetje financiare që ka kaluar sot në Komitetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë