Tre meshkuj nga Mitrovica kanë kërkuar ndihmë pasi janë sulmuar fizikisht nga katër persona të tjerë.
Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësj të policisë.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe dy nga ta janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË & PJESMARRJE NË RRAHJE /Mitrovicë 01.01.2022-02:05. Është raportuar se tri viktima meshkuj kosovar në spitalin rajonal Mitrovicë kanë kërkuar tretman mjekësor, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovar. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte.












