Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, organizata për strehimin e fëmijëve, kanë kërkuar më shumë mbështetje që janë pa përkujdesje prindërore dhe kanë bërë thirrje për shtimin e familjeve strehuese si dhe strehimoreve.
Këto kërkesa ata i paraqiten me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, tha se pëë këtë çështje duhet vetëdijesim i të gjithëve, për çka ka falënderuar këto organizata për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Ne si Komision kemi mirëpritur iniciativë tuaj për shënimin e kësaj dite si një ditë e veçantë. Në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi në çështjet që kanë të bëjnë me familjen. Ne e dimë që nuk jemi anëtarë të OKB”.
Ibadete Krasniqi, drejtoreshë në Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), tha se me rastin e kësaj dite kanë lansuar fushatën “Hape derën, hape zemrën:, duke u bërë thirrje institucioneve që të jenë zëri i këtyre fëmijëve.
Ajo shtoi se sfidë mbete numri i vogël i familjeve strehuese, që nga 36, vetëm 25 janë aktive dhe jo në të gjitha komunat.
“Qëllimi kësaj fushate është që të gjatë t’i hapin dyert për fëmijët pa përkujdesje. Moto e fushatës është ‘Hape derën, hape zemrën’. Sot e hapim ketë fushatë që i dedikohet të gjithë qytetarëve që ta mbështesin. Nuk kemi familje strehuese në të gjitha komunat. 36 familje strehuese dhe aktive janë 25 kemi nevojë të zhvillojmë këtë formë në të gjitha komunat”.












