Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Djali gangster i eprorit nga Drenasi bëhet polic

07/08/2024 - 20:20
në Lajme
A A
Djali gangster i eprorit nga Drenasi bëhet polic
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albion Bujupi, djali i eprorit të Policisë, Valdet Bujupi ka diplomuar në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës. Emri i tij është i njohur edhe me herët për këtë institucion. Jo për të mirë, por, për disa rrahje që ai ishte përfshirë vite më parë. Albion Bujupi është përmendur në rastin ku babai i tij, nënkoloneli Bujupi u suspendua nga puna me rekomandim të IPK’së për keqpërdorim të vazhdueshëm të detyrës zyrtare. Përveç këtij rasti, kadeti i ri i policisë ka qenë i përfshirë në një rrahje dhe therje me thikë në një kafiterti të biliardos në Drenas. 

455 kadetë të gjeneratës së 59-të Policisë së Kosovës kanë diplomuar këtë vit në Kosovë. Në mesin e tyre, është edhe Albion Bujupi djali i eprorit të Policisë në Drenas, Valdet Bujupi.

Ndonëse ai në të kaluarën ka qenë i përfshirë më disa rrahje ku emri i tij është lakuar në stacionet policore për probleme dhe rrahje, megjithatë ka arritur që të pastrojë të kaluarën kriminale dhe të diplomoj si kadet i ri i Policisë së Kosovës.

Përfshirja e Albion Bujupit në një rrahje brutale në Drenas

Me 24 nëntor të vitit 2022, Albion Bujupi ishte lënduar rëndë pas një sherri në një kafiteri në Drenas. Rasti ishte raportuar nga Policia e Kosovës. Ai ishte rrahur me një grup të rinjsh, ku dhe kishte marrë trajtim në QKUK pasi ishte therur me thikë.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se mosmarrëveshja mes nëntë të rinjve kishte nisur fillimisht në një kafiteri (bilardo), që eskaloi më pas në rrugë, ku dyshohet se u përdorën edhe mjete të forta.

Rasti kishte ndodhur pas një konflikti verbal, që i shtyri të miturit të dalin nga lokali, duke u rrahur më pas me grushte, ku ishin përdorur thika dhe shkop bejsbolli.

Tre persona ishin lënduar, në mesin e tyre edhe djali i eprorit, kadeti i ri i policisë Albion Bujupi.

“Rruga “Ilaz Kodra”, Gllogoc 24.11.2022 – 23:16. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës së vitit 2022.

Gazeta Insajderi ka pyetur Policinë e Kosovës, nëse ka ndikuar babai i tij për të pastruar të kaluarën e tij, por në përgjigjen e tyre kanë injoruar këtë fakt.

Policia e Kosovës është përgjigjur shkurt duke cekur se të gjithë  kadetët iu janë nënshtruar procedurave të parapara për t’u diplomuar si kadetë brenda Policisë së Kosovës.

“Te gjithë personat/kadetet iu kanë nënshtruar të gjitha procedurave të parapara përfshire edhe fazave testuese”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Insajderi.

Insajderi ka pyetur edhe Inspektoratin Policorë të Kosovës nëse do të hetojnë këtë rast, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Suspendimi i nënkolonelit, Valdet Bujupi dhe përfshirja e djalit të tij në një incident

Inspektorati Policor i Kosovës në vitin 2021 kishte rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të cilët dyshoheshin për “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Në mesin e tre zyrtarët të cilët IPK rekomandoi suspendimin nga detyra ishte edhe nënkolonel Valdet Bujupi, i cili ishte edhe zëvendëskryesuses në Komisionin e Ankesave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Përveç keqpërdorimit të detyrës, Bujupi, bashkë me dy kolegë tjerë dyshoheshin se kanë kryer edhe vepra të tjera penale kundër detyrës zyrtare dhe administrimit të drejtësisë.

Gazeta Sinjali kishte raportuar se në këto veprime të ndryshme inkriminuese të nënkolonel Bujupit janë të përfshirë edhe familjarët e tij, konkretisht djali i tij, Adion Bujupi, i cili  ishte i mitur në atë kohë, pastaj nipat e tij: Ermir Bujupi dhe Arian Bujupi (dy djemtë e vëllezërve), si dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Nënkolonel Bujupi, rreshter Bajram Selimi dhe polici Shemsi Morina u suspenduan nga detyra nën dyshimin se 13 maj të vitit 2021 nuk kanë raportuar provat dhe faktet për të cilat kanë qenë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në vendin e ngjarjes afër punishtes IP Kos, në fshatin Arllat të Drenasit./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë