
Ikja nga vendi për një jetë më të mirë po vazhdon të jetë shumë prezente në vendin tonë, shkruan Veriu. info
Edhe një bir dëshmori la vendin, mitrovicasi nga Koshtova, Xhevdet Miftari. E përveç babait në luftë ai ka humbur edhe vëllain e tij vetëm 19 vjeçar, Ahmetin.
Larrgimin nga vendi ai e ka bërë përmes një postimi, ku shprehet i zhgënjyer për ikjen nga vendlindja
Postimi i plotë:
Mbas plot 25 Vite që kaluan erdh koha që ta lë vendin për të cilin luftuat, u flijuat dhe Lirinë na dhuruat së bashku me vëllaun!
Erdh koha që të marrë rrugën e mërgimit, atë rrugë pa kthim, për një jetë më të mië për të gjithë familjen. Unë biri yt do të bëjë krenarë gjithë jetën ashtu qysh ti më edukove.
Por mos ti mbes borgj as nënës e cila me mjaftë vuajtje e vështërsi na rriti e na edukoi, ishalla Zoti e shpërblen me shëndet, gëzim e lumturi githë jeten se e meriton shumë. E për politikë s’po flas me prish shkrimin se qe besa kam shumë për të folur….










