Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Djali i Trumpit publikon intervistën me Vuçiqin, përmendet edhe Kosova

14/03/2025 - 13:29
në Kryesore, Lajme
A A
Djali i Trumpit publikon intervistën me Vuçiqin, përmendet edhe Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, Donald Trump ka publikuar mëngjesin e sotëm një intervistë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilën e ka bërë së fundmi gjatë një vizite në Beograd, në të cilën Vuçiq ka folur për pozicionin e Serbisë në Evropë, bombardimet e NATO-s në vitin 1999, protestat që po zhvillohen në vend dhe për Kosovën.

Trump Jr në fillim të intervistës ka thurur lëvdata për presidentin serb duke e quajtur “djalë të shkëlqyer”.

Në episodin hapës të podcast-it të tij “Triggered” të publikuar në rrjetin Rumble, Donald Trump Jr tha se vizita në Serbi ishte një përvojë “që të hapë sytë”. Ai e përshkroi Serbinë si vend që ka përqafuar tregun e lirë, duke mbështetur zgjedhjen e Donald Trump në SHBA dhe vlerat e lëvizjes së Trump-it “Make America Great Again”, dhe duke përqafuar sensin e përbashkët, ligjin dhe rendin dhe një identitet të përbashkët kombëtar, raporton Danas.

Duke folur për protestat, Trump deklaroi se “më duket se tragjedia në Novi Sad u keqpërdor si sulmi ndaj Kapitolit të SHBA-së më 6 janar 2021” dhe se ajo u paraqit si diçka që nuk ishte, me synimin për të krijuar potencialisht një revolucion.

Vuçiq tha se aksidenti në Novi Sad është shfrytëzuar në mënyrë të pabesueshme. Ai tha se në Serbi po ndodh e njëjta gjë si në SHBA, se të gjitha organizatat joqeveritare janë kundër tij ashtu siç janë kundër Donald Trumpit në SHBA. Vuçiq tha gjithashtu se organizatat joqeveritare në Serbi kanë qenë gjithmonë në anën anarko-liberale në të gjitha krizat politike.

Duke folur për bombardimet e NATO-s në vitin 1999, ai tha se gjithmonë u kujton evropianëve se pse e shkelën ligjin ndërkombëtar atë vit kur nuk u interesonte integriteti territorial, sepse nuk ishte në interesin e tyre.

Për marrëdhëniet me Kosovën, Vuçiq ka thënë se nuk do ta shfrytëzojë këtë rast për të folur keq duke shtuar se ka pasur presion ndaj Serbisë.

“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për t’iu afruar një konsensusi, një marrëveshjeje me Prishtinën, por ajo duhet të jetë një lloj zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.

JU REKOMANDOJMË

Fermerët dhe “Vita” kërkojnë publikimin e rezultateve të analizave të qumështit

Fermerët dhe “Vita” kërkojnë publikimin e rezultateve të analizave të qumështit
17/07/2026 - 13:09

Përfqaqësues të fermerëve dhe të kompanisë “Vita”, kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) që të publikohen rezultat e analizave të qumështit “Vita”. Në një konferencë të...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu “premton” se do ta tregojë datën e seancës konstituive: Mbahet në javën e parë të gushtit

Albulena Haxhiu “premton” se do ta tregojë datën e seancës konstituive: Mbahet në javën e parë të gushtit
17/07/2026 - 11:46

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se seancën konstituive do ta thërrasë në javën e parë të gushtit. Këtu Haxhiu bëri një premtim. “Do të ketë...

Më shumëDetails

Zhvillimet në LDK, Haziri: Partia u takon idealistëve

Haziri: Kurti e ka shuar besimin e qytetarëve për autostradën Gjilan-Prishtinë
17/07/2026 - 11:32

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti u përket idealistëve dhe se këta të fundit janë anëtarësia. Përmes, një postimi në profilin...

Më shumëDetails

Lushtaku dhe Rukolli mbrohen në heshtje, gjykata refuzon leximin e katër deklaratave të dëshmitarëve

Lushtaku dhe Rukolli mbrohen në heshtje, gjykata refuzon leximin e katër deklaratave të dëshmitarëve
17/07/2026 - 11:20

Sami Lushtaku u mbrojt në heshtje para trupit gjykues. Në heshtje u mbrojt edhe i akuzuari Rrustem Rukolli në rastin ku për krim të organizuar dhe vepra tjera...

Më shumëDetails

Gjetën kartelën bankare të një 24-vjeçareje dhe shpenzuan rreth 200 euro – dy persona përfundojnë në polici në Mitrovicë

Gjetën kartelën bankare të një 24-vjeçareje dhe shpenzuan rreth 200 euro – dy persona përfundojnë në polici në Mitrovicë
17/07/2026 - 10:58

Dy persona janë proceduar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë keqpërdorur një kartelë bankare të humbur, me të cilën kanë kryer blerje në vlerë rreth 200...

Më shumëDetails

Merz paralajmëron BE-në: Nëse humbim besueshmërinë, humbim Ballkanin Perëndimor

Merz paralajmëron BE-në: Nëse humbim besueshmërinë, humbim Ballkanin Perëndimor
17/07/2026 - 10:46

Pavarësisht rezultateve të dobëta në sondazhe, Friedrich Mertz beson se koalicioni qeverisës ka “gjetur ekuilibrin”. Para pushimeve verore, ai paralajmëron kundër votimit për AfD-në, dhe ka edhe një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)

    Aksioni në Mitrovicë: Këta janë të arrestuarit të cilët dyshohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara(Emrat)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nga PDK te GUXO: Emërohet U.D. kryeshefja e “Stacionit të Autobusëve” – A do të sanohen pasojat e skandaleve të menaxhmentit të kaluar?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë