
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka mbushur 54 vjet.
Djali i tij, Endriti e ka uruar babain përmes një postimi në Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi pranë gjyshit dhe gjyshes ku shihen duke festuar me një tortë në mungesë të Thaçit.
Në tortën e ditëlindjes, është shkruar slogani tashmë i njohur, “Liria ka emër”.
Endriti ka uruar që babai i tij të kthehet sa më shpejt në mesin e familjes.
“Babi, çdo ditë e jetës tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e vendit. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty: shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në mesin tonë. Gëzuar ditëlindjen e 54-të”, ka shkruar Endrit Thaçi.













