Një ditë pas konfiskimit të telefonit nga Gjykata Speciale, Fahri Fazliu, befasohet me një telefon nga shoku i tij biznismen, Xhevdet Gashi, njofton Veriu Info.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka falenderuar mikun e tij.
“Faleminderit shumë, Xhevdet shoku, për respektin ndaj meje, në veçanti dhe ndaj familjeve të dëshmorëvë të kombit, në përgjithësi”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Një ditë pas konfiskimit të telefonit tim nga Gjykata Speciale e Hagës, një shok i imi, një humanistë dhe biznismen, Xhevdet Gashi, më befasoi me një dhuratë duke ma dhuruar telefonin ma të ri Iphone.
Faleminderit shumë, Xhevdet shoku, për respektin ndaj meje, në veçanti dhe ndaj familjeve të dëshmorëvë të kombit, në përgjithësi.
Të shkoftë gjithmonë puna mbarë, shoku Xhevdet!