Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DnV: Subjektet politike kanë vazhduar edhe në javën e dytë me një intensitet të shtuar të aktiviteteve

25/01/2025 - 12:34
në Lajme
A A
DnV: Subjektet politike kanë vazhduar edhe në javën e dytë me një intensitet të shtuar të aktiviteteve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Violeta Haxholli nga Demokracia në Veprim se subjektet politike kanë vazhduar edhe në javën e dytë me një intensitet të shtuar të aktiviteteve, në një ambient kryesisht të qetë.Në një konferencë për media, ajo ka thënë se është ende shqetësuese që ka përdorim të gjuhës së urrejtjes.

Sipas saj, nga partitë që më së shumti kanë mbajtur tubime publike është Lidhja Demokratike e Kosovës.“Demokracia në Veprim ka monitoruar 377 tubime publike në të gjitha komunat e vendit, duke përfshirë edhe ato me shumicë serbe. Me numrin më të madh të aktiviteteve vazhdon të prijë Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka organizuar këto javë 109 aktivitete, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 106 aktivitete, më pas Lëvizja Vetëvendosje me 71 aktivitete, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 54 aktivitete”.

“Aktivitete kanë mbajtur edhe partitë tjera siç është Lista për Familjen, dhe partitë tjera të komuniteteve jo shumicë. Subjektet politike i kanë koncentruar tubimet e tyre në qytete si Prizreni me 45 aktivitete, Prishtina me 27, Peja me 23 dhe Gjilani me 22 aktivitete”, ka thënë Haxholli.Haxholli ka shtuar se sa i përket lirisë së grumbullimit, subjektet politike po i mbajnë lirshëm aktivitetet pa u penguar, megjithatë vëzhguesit në teren kanë raportuar se në 14 raste subjektet politike nuk i kanë paralajmëruar tubimet e tyre në komisionet komunale zgjedhore.

“Objektet publike po vazhdojnë të jenë lokacionet më të preferuara për mbajtjen e tubimeve nga partitë politike, ku rreth 80 për qind e aktiviteteve të organizuara këto dy javë janë mbajtur nëpër palestra sportive, shtëpi kulture, shkolla e të tjera. Ndërsa, 20 për qind e aktiviteteve janë mbajtur në hapësira private, siç janë restorantet apo sallat e ndryshme”.“Sa i përket pjesëmarrjes në aktivitete, po shohim se qytetarët kanë interes mesatar, në 47 për qind të aktiviteteve kanë marrë pjesë deri në 200 pjesëmarrës, aktivitetet e tjera kanë qenë më të vogla deri në 50 pjesëmarrës kanë qenë në 25 për qind të aktiviteteve, 200 deri në 500 pjesëmarrës janë në 15% të aktiviteteve, si dhe tubimet e mëdha me mbi 500 pjesëmarrës kanë qenë në 13% të aktiviteteve të mbajtura”, ka thënë Haxholli.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë