Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Do t’i eliminojmë deri në terroristin e fundit”, Erdogan reagon pas sulmit në Ankara

01/10/2023 - 15:01
në Lajme, Pa kategori
A A
“Do t’i eliminojmë deri në terroristin e fundit”, Erdogan reagon pas sulmit në Ankara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sesioni i ri parlamentar në Turqi ka nisur me fjalën e Presidentit Rexhep Taip Erdogan, i cili ka dënuar ashpër sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm mbi selinë e ministrisë së Brendshme në Ankara.

Ai e ka lidhur sulmin me aktivitete të tilla të ngjashme që kanë ndodhur më parë në Turqi, duke thënë se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë luftën brenda dhe jashtë vendit derisa terroristi i fundit të eliminohet.

“Ne nuk do të lejojmë që organizata terroriste të drejtojë politikën apo të pengojë marshimin e shenjtë të vendit tonë. Aksioni në të cilin u neutralizuan dy vrasës mëngjesin e sotëm është lufta e fundit e organizatës terroriste. Terroristët që kërcënojnë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve nuk i kanë arritur qëllimet dhe nuk do t’i arrijnë kurrë“.

“Ne nuk lejojmë propagandë nga ata që tentojnë të minojnë vullnetin kombëtar duke përmendur artin. Mendoj se këtë ia kemi borxh kombit tonë që ndaloi tanket natën e 15 korrikut”, tha ai.

Kritika të ashpra Presidenti turk ka rezervuar edhe për Bashkimin Europian, duke marrë në konsideratë stanjacionin në negociatat për anëtarësimin në union.

“Ne mbajtëm çdo premtim që i bëmë BE-së, por ata nuk mbajtën pothuajse asnjë nga premtimet që na bënë. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e njëanshëm të BE-së ndaj vendit tonë. Ata po i bëjnë padrejtësi vendit tonë me një qasje që shpërfill proceset që ata kanë bërë. Si Turqi, nuk kemi asnjë pritshmëri nga BE-ja, në derën e së cilës jemi lënë në pritje prej 60 vitesh. Ata duhet të mendohen për padrejtësitë që bëjnë ndaj nesh, veçanërisht për vendosjen e vizave. Nëse nuk e bëjnë, ata humbasin të drejtën për të pasur ndonjë pritshmëri nga ne. Nëse është e nevojshme, ne nuk do të zbatojmë kriteret e Kopenhagës por kriteret e Ankarasë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë“, tha presidenti turk.

JU REKOMANDOJMË

Rama mburret në Facebook me monumentet kulturore afër rrënimit
Lajme

Rama mburret në Facebook me monumentet kulturore afër rrënimit

10/12/2023 - 08:08
Kurti takohet me bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive në dialog
Lajme

Kurti takohet me bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive në dialog

10/12/2023 - 08:04
Arifi: Shqiptarët në Luginë i përçau Kurti me aktorët lokalë -Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin
Kryesore

Arifi: Shqiptarët në Luginë i përçau Kurti me aktorët lokalë -Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin

10/12/2023 - 08:00
Ferizaji nuk fal 100 eurot e tatimit në pronë, ulet norma tatimore
Kryesore

Ferizaji nuk fal 100 eurot e tatimit në pronë, ulet norma tatimore

09/12/2023 - 23:04
E DHIMBSHME: Fëmijët e Liridonës dhe Naimit largohen nga Kosova
Kryesore

E DHIMBSHME: Fëmijët e Liridonës dhe Naimit largohen nga Kosova

09/12/2023 - 22:56
Marrëveshja me Elektrosever, KEDS tani pret të nis furnizimin me rrymë të pjesës veriore
Kryesore

Marrëveshja me Elektrosever, KEDS tani pret të nis furnizimin me rrymë të pjesës veriore

09/12/2023 - 22:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Avokatja: Vrasjet e grave nuk kanë qenë traditë e jona, një dukuri e tmerrshme dhe e pabesueshme

    Ekskluzive: Ky është personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Shaban Murseli e konfirmon se është takuar me Naimin në burg

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Pasi fitoj rastet e policëve dhe mësimdhënësve, avokati Kastriot Feka do t’i përfaqoj në gjykata edhe punëtorët shëndetësor për pagën e 13-të

    1390 Shpërndaje
    Shpërndaje 556 Tweet 348
  • Fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar sot drejt Suedisë, merren në përkujdesje të shtetit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vdes policja Miradije Berisha, ngushëllon Sindikata e Policisë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë