Media shtetërore iraniane ka njoftuar se zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ndërhyrjes në luftë në mbështetje të aleatit, Izraelit, raporton AFP, transmeton Express.
Bëhet e ditur se ai ka thënë që vendi i tij është i gatshëm të mbrohet në rast përshkallëzimi të konfliktit.
Në fjalë të tjera, zëvendësministri Kazem Gharibabadi ka deklaruar:
“Nëse Shtetet e Bashkuara duan të hyjnë aktivisht në fushë në favor të regjimit sionist, Irani do të jetë i detyruar të përdorë mjetet e tij për t’iu dhënë një mësim agresorëve dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe interesat tona kombëtare.”
“Në mënyrë natyrale, vendimmarrësit tanë ushtarakë kanë të gjitha opsionet e nevojshme mbi tavolinë.”
Para kësaj deklarate, ministri kishte theksuar se Irani kurrë nuk ka mirëpritur ndonjë luftë dhe nuk ka kërkuar kurrë të zgjerojë ndonjë konflikt.