
Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës i entitetit të RS Milorad Dodik do të marrë pjesë sot në hapjen e “Lojërave të së ardhmes” në Kazan të Rusisë, të cilat do të hapen nga Vladimir Putin.
Dodik pret të takohet me Presidentin e Rusisë.
Në një intervistë për RTRS, Dodik tha se ishte një privilegj të takohesha me Putinin, çfarëdo që të thonë në Perëndim.
“Putini ka një qëndrim pozitiv ndaj popullit dhe shtetit të tij, ai mbron subjektivitetin, sovranitetin dhe lirinë e popullit rus dhe ka mirëkuptim të plotë për të gjithë miqtë e tij, pavarësisht se nga vijnë ata”, tha Dodik.
Ky takim ndodh vec pak ditë pas vdekjes së opozitarit më të madh të Putinit në burgun rus.
Për më shumë se një dekadë, e sidomos që nga burgosja e tij më shumë se tre vjet më parë, Aleksei Navalny ishte një faktor i rëndësishëm për politikën e Kremlinit. Një kundërshtar i pakompromis, vizion i të cilit ishte një Rusi ndryshe nga ajo që udhëheq Vladimir Putin.
Vdekja e tij ndodhi në kohën kur kjo Rusi vazhdon të transformohet në një vend, ku zërat e pavarur nuk tolerohen dhe zgjedhjet kontrollohen rreptë, për të mbajtur larg çdo alternativë tjetër.
Për më tepër, Rusia, tash e dy vjet, është e angazhuar në pushtimin e plotë të Ukrainës.
Lyudmila Navalnaya, nëna e Alexei Navalny, i dërgoi një kërkesë presidentit rus Vladimir Putin, për të dorëzuar trupin e djalit të saj.
“Pas shpinës sime është kolonia IK-3, ku më ka vdekur djali më 16 shkurt. Unë kam pesë ditë që nuk mund ta shoh trupin e tij, nuk ma kanë dorëzuar dhe nuk më kanë thënë se ku është. Po ju bëj apel, Vladimir Putin, sepse zgjidhja e këtij problemi varet vetëm nga ju. Më lejoni të shoh më në fund djalin tim. Kërkoj që trupi i Alexeit të lirohet menjëherë në mënyrë që t’i bëj një varrosje të dinjitetshme”, tha Navalnaya në një video mesazh.
Navalny dhe avokatët e djalit të saj udhëtuan në koloninë famëkeqe IK-3 “Ujku Polar” në Rusinë veriore gjatë fundjavës për të parë trupin e tij, por morën informacione kontradiktore nga institucione të ndryshme. Në fund ata u larguan pa u lejuar të hynin në morg.
“Navalny vdiq në burg më 16 shkurt në orën 14:17”, tha zëdhënësja e tij Kira Jarmish, duke cituar një mesazh nga nëna e Navalny.
Udhëheqësi i opozitës ruse kreu një dekadë burg për akuza të ndryshme, më e fundit prej të cilave ishte 19 vjet për gjashtë akuza.
Ai ka qenë pas grilave që nga kthimi nga Gjermania në janar 2021, me akuza që i ka hedhur poshtë si të motivuar politikisht. Ai ndodhej në burgun famëkeq që nga dhjetori i vitit të kaluar, ku edhe vdiq.










