Kontrabanda me telefona sidomos të modeleve të reja Iphone 14 në vendin tonë nuk ka të ndalur e krahas saj edhe parandalimi nga ana e doganierëve.
Dy raste të zbulimit kanë ndodhur mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ku oficerët doganor kanë realizuar planin operativ “Iphone14” ku edhe kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e 10 telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje Iphone 14, njofton Dogana e Kosovës.
Sipas Doganës telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse.











