Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dogana ua ndalon, por doganieri me gradë vazhdon të marrë pjesë në fushatën e VV-së ku gruaja e tij është në garë për deputete

23/12/2025 - 17:19
në Kryesore, Lajme
A A
Dogana ua ndalon, por doganieri me gradë vazhdon të marrë pjesë në fushatën e VV-së ku gruaja e tij është në garë për deputete
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dritan Isufi, i cili është zyrtar i graduar në Doganën e Kosovës, po shkel udhëzimin administrativ të Doganës së Kosovës, e cila ia ndalon pjesëmarrjen në aktivitete partiake. Isufi është parë në një tubim në Ferizaj të Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo me të cilën garon për deputete bashkëshortja e tij, Shqipe Metaj- Isufi.

Ka qenë vetë Metaj- Isufi që ka shpërndarë fotografitë nga tubimi, ku prezent është parë bashkëshorti i saj, Dritan Isufi, oficier doganor në Doganën e Kosovës.

Zyrtari doganor përveçqë është parë me bashkëshortën e tij, i njëjti është ekspozuar politikisht duke dalë në fotografi edhe me Vigan Qorrollin e VV’së nga salla ku po mbahej tubimi i këtij subjekti politik.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë një komunikim të Standardeve Profesionale të Doganës së Kosovës, e cila ua rikujton kufizimet për zyrtarët doganorë lidhur me aktivitetet politike.

“Për vëmendjen tuaj, po ju rikujtojmë kufizimet që janë për zyrtarët doganor lidhur me pjesëmarrjen në aktivitete politike, komenteve politike, pjesëmarrje në fushata elektorale apo nëpër tubime të partive politike për zgjedhjet nacionale që do të mbahen ne këtë fund vit. Legjislacioni Doganor, gjegjësisht Neni i Kodit Mirësjelljes për zyrtarët doganor në mënyrë specifike kufizon zyrtarët që të bëjnë komente publike për çështjet që kanë të bëjnë me politika apo programet e partive politike si dhe kufizon zyrtarët doganor që të marrin pjesë në çfarëdo aktiviteti politik dhe publik, që mund të rrezikoj apo duket se rrezikon paanësinë e tyre në punën e tyre si zyrtar doganor”, thuhet në një email që iu është dorëzuar punonjësve doganorë.

“Gjithashtu, sipas Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës së oficerëve doganor një ndër parimet bazë të punës së Doganës është neutraliteti politik dhe objektiviteti, shërbim besnik i stafit për Doganën e Kosovës, pa frikë apo favorizim dhe pa marrë parasysh pikëpamjet politike apo statusin tjetër”, vijon emaili.

Sektori i standardeve profesionale i Doganës së Kosovës paralajmëron inicim procedurash dhe masa disiplinore për këdo që shkel këto kufizime të vendosura përkitazi me Kodin e Mirësjelljes.

Sidoqoftë, duarkryq institucione të tjera nuk qëndronin kur bëhej fjalë për pjesëmarrje në tubime të partive të tjera politike. Idriz Gashi kishte humbur legjitimitetin policor dhe ishte suspenduar nga puna, pasi të njëjtit i kishte dalë një fotografi në një tubim të PDK-së në fushatën zgjedhore të janarit të këtij viti.

JU REKOMANDOJMË

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan
24/03/2026 - 22:20

Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj mirëpriti sot në Gllogjan shefin e CIA-s për Ballkanin. Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s...

Më shumëDetails

Votëbesimi ndaj Abdixhikut, Bajrami: Nuk i kam kërkuar asnjë delegati votë pro apo kundër tij

Votëbesimi ndaj Abdixhikut, Bajrami: Nuk i kam kërkuar asnjë delegati votë pro apo kundër tij
24/03/2026 - 22:00

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku LDK nuk mori më shumë se 13% të votave, Lumir Abdixhiku fatin e tij në krye të partisë e kishte...

Më shumëDetails

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo procedurë të re për presidentin: Çfarë pritet nga Kushtetuesja për dekretin e Osmanit?

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo procedurë të re për presidentin: Çfarë pritet nga Kushtetuesja për dekretin e Osmanit?
24/03/2026 - 21:36

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit duket se është drejt fundit. Deputetët nga partitë kryesore parlamentare kanë shprehur pritshmëritë e...

Më shumëDetails

Bajrami: Nëse vendi shkon në zgjedhje, fajin qartazi e ka Lëvizja Vetëvendosje

Bajrami: 26 milionë euro për blerje votash – Prokuroria të veprojë ndaj uzurpatorëve të pushtetit
24/03/2026 - 21:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse vendi shkon në zgjedhje faji është i Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka thënë...

Më shumëDetails

Katër shqiptarë arrestohen në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”

Katër shqiptarë arrestohen në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”
24/03/2026 - 21:13

Policia serbe arrestoi sot katër shtetas të Republikës së Shqiprisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë. Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë A.S....

Më shumëDetails

Aeroporti i Vlorës dhe fondet ruse – Raporti i SHBA-së: Pacolli tentoi t’i kalojë aksione fondit me lidhje ruse

Pacolli: Evropa të jetë më konkrete, miqësore dhe korrekte ndaj Kosovës
24/03/2026 - 21:02

Një raport financiar zyrtar në ShBA tregon se biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli tentoi t’i kalonte aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës një fondi investues, “Compartment Bernina”, i cili...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë