Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara me vlerë rreth 6 mijë euro në një autobus

31/07/2026 - 16:24
në Lajme
A A
Dogana zbulon medikamente të padeklaruara me vlerë rreth 6 mijë euro në një autobus
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim për futjen në territorin e Republikës së Kosovës të medikamenteve të padeklaruara, të fshehura në një autobus në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë një kontrolli rutinor, zyrtari doganor ka identifikuar një hapësirë të kamufluar në shkallët e autobusit. Gjatë kontrollit të detajuar të kësaj hapësire janë zbuluar disa pako të fshehura, të cilat fillimisht dyshohej se përmbanin çaj, por pas hapjes është konstatuar se në to ndodheshin medikamente të padeklaruara.

Dogana bëri të ditur se vlera e përafërt e mallit të zbuluar është rreth 6 mijë euro.

Sipas autoriteteve, para fillimit të kontrollit fizik, vozitësi i autobusit ishte intervistuar nga zyrtarët doganorë dhe kishte deklaruar se nuk posedonte mallra ose mjete monetare për t’i deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Dogana theksoi se mosdeklarimi i mallrave përbën kundërvajtje doganore në kundërshtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, i cili obligon çdo person që hyn ose del nga territori doganor i Republikës së Kosovës me mallra t’i deklarojë ato sipas procedurave në fuqi.

“Duke pasur parasysh natyrën e mallit dhe rrethanat e rastit, autobusi është dërguar në terminalin doganor për kontroll të mëtejshëm. Procedurat janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimit janë ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Dogana rikujtoi se importi i medikamenteve i nënshtrohet kërkesave të veçanta ligjore dhe se, varësisht nga lloji dhe sasia e tyre, mund të kërkojë autorizime dhe dokumentacion përkatës nga institucionet kompetente.

Sipas Doganës së Kosovës, çdo tentim për fshehje ose mosdeklarim të mallrave cenon sigurinë e zinxhirit të furnizimit, konkurrencën e ndershme dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

JU REKOMANDOJMË

Sibel Halimi: LDK dëshmoi se demokracia e brendshme nuk është vetëm parim i shpallur

Sibel Halimi: LDK dëshmoi se demokracia e brendshme nuk është vetëm parim i shpallur
31/07/2026 - 16:12

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke vlerësuar procesin e zhvilluar në...

Më shumëDetails

Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë: Kishte rrezik serioz për jetën e punëtorëve

Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë: Kishte rrezik serioz për jetën e punëtorëve
31/07/2026 - 16:03

Inspektorati Qendror i Punës tha se ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë. Ky institucion tha se gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda...

Më shumëDetails

LDK merr masa pas zhvillimeve të djeshme, ia bën obligative Grupit Parlamentar respektimin e vendimeve te partisë

LDK merr masa pas zhvillimeve të djeshme, ia bën obligative Grupit Parlamentar respektimin e vendimeve te partisë
31/07/2026 - 14:57

Pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku u konfirmua kryetari Lumir Abdixhiku, Kuvendi i partisë ka nxjerrë disa vendime përmes së cilave obligon Grupin Parlamentar...

Më shumëDetails

Zeqiri: “Marrëveshja” e Abdixhikut me Kurtin nuk i garanton votat e deputetëve të LDK-së për presidentin

Zeqiri: “Marrëveshja” e Abdixhikut me Kurtin nuk i garanton votat e deputetëve të LDK-së për presidentin
31/07/2026 - 14:42

Analisti politik Sadik Zeqiri, në një intervistë për Ekonomia Online, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se kishte pritur një rezultat tjetër...

Më shumëDetails

Kica-Xhelili pas Kuvendit të LDK-së: Të ruajmë partinë dhe njëri-tjetrin

Kica-Xhelili pas Kuvendit të LDK-së: Të ruajmë partinë dhe njëri-tjetrin
31/07/2026 - 13:43

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë thirrje për unitet brenda partisë pas zhvillimeve të fundit, duke theksuar se demokracia nuk përfundon me procesin e votimit, por vazhdon...

Më shumëDetails

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar
31/07/2026 - 13:37

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për edicionin e shtatë të festivalit “Sunny Hill”, i cili hap dyert sot dhe do të vazhdojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë