Drejtori i Urbanizmit në komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, ka kritikuar mosvotimin e Hartës Zonale Komunale.
Tërnava ka thënë se kur asamblistët nuk i përfaqësojnë interesat dhe kërkesat e qytetarëve, por ndjelin interesat personale atë besimi në institucionet demokratioe dëmtohet.
Në postimin e tij në Facebook, ka reaguar edhe doktori mitrovicas, Shkodran Sejdijaj, i cili ka thënë se e kanë blloku hartën zonale për shkak se po e presin Zajednicën e pastaj Suhodolli të kalojë si pjesë e Mitrovicës së Veriut.
Sipas doktorit Sejdijaj skenari është i gatshëm, kishe serbe pastaj i blen ato toka.
Komenti i doktorit:
“ E kan blloku sepse po e presin Zajednicen me u ba e mandej Sihadolli te futet ne Mitrovice. Veriore.
Skenari i gatshem,Kisha serbe i blen ato toka edhe mandej e shohim ate pjese nga Stadioni sikurse qe ka ndodh te Lagja e Boshnjakve.” – shkruan Sejdijaj.
Postimi i drejtorit Tërnava:
“Kur asambleistët nuk i përfaqësojnë interesat dhe kërkesat e qytetarëve, por ndjekin interesat e tyre personale, atëherë besimi në institucionet demokratike dëmtohet dhe përfaqësimi i vërtetë humbet kuptimin.”
Në vend se me rregullu një herë e mirë çështjen e ndërtimin në qytetin e Mitrovicës, me vendos rregull dhe kriter për ndërtim është i pakuptimt vendimi i sotëm në Kuvend!