Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktvendimi i plotë i gjykatës për lirimin në procedurë të rregullt për 3 policët e arrestuar, mbeten të pandehur për dallavere me prona me serbin Milovanoviç

08/05/2026 - 18:37
në Kryesore, Lajme
A A
Aktvendimi i plotë i gjykatës për lirimin në procedurë të rregullt për 3 policët e arrestuar, mbeten të pandehur për dallavere me prona me serbin Milovanoviç
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për tre zyrtarë policorë të arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe marrje të deklaratave me anë të shtrëngimit.

Veriu.info ka siguruar aktvendimin me të cilin gjykata i ka liruar zyrtarët policorë Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri në procedurë të rregullt, duke mos miratuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Tre të pandehurve u është caktuar masa e ndalimit për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar, me çka Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri obligohen që në largësi prej 100 metrash të mos u ofrohen vendeve të punës, përveç ditëve kur duhet të lajmërohen.

Veriu.info ka parë aktvendimin e gjykatës, ku thuhet se të tre zyrtarët policor të pandehur janë të obliguar të paraqiten çdo të hënë në ora 09:00 në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë.

Sipas aktvendimit të gjykatës, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkeljes së fshehtësisë së procedurës dhe marrjes së deklaratave me anë të shtrëngimit.

Në arsyetimin e aktvendimit të gjykatës thuhet se pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, është gjetur se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e pabazuar dhe ndaj tyre është vendosur të caktohet masa e ndalimit për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar, si dhe masa e paraqitjes në stacion policor.

Në aktvendimin e gjykatës thuhet se ekziston dyshim i bazuar se, në vazhdimësi në Prishtinë, i dyshuari, zyrtari policor Alfred Ismajli, duke keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi që nga data 12.03.2024 deri më datë 21.01.2026 është koordinuar me të dyshuarin Mihajlo Milovanoviç që të ndihmojë me qëllim që i njëjti të tjetërsojë parcelën me numër të ngastrës kadastrale 1662-0 me sipërfaqe prej 5976 m² me anë të dokumenteve të falsifikuara dhe atë ta bartë te personi Zeljko Jagodiç.

Për të pandehurin Artan Shala thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në Prishtinë, duke keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi që i ka siguruar certifikatat e pronave publike e që më pas Mihajlo Milovanoviç për të njëjtat prona të falsifikonte dokumentet dhe më pas ato prona t’i paraqiste sikur janë me dokumente të rregullta dhe të njëjtat të shiten me qëllim që të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga shitja e tyre.

Ndërkaq, për të pandehurin Bion Beqiri thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në Prishtinë, në Stacionin Policor Jugu, duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij, ka vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit policor të dyshuar Alfred Ismajli, duke qenë së bashku me të në trajtimin e rastit që ndërlidhet me parcelën me numër të ngastrës kadastrale 1662-0 me sipërfaqe prej 5976 m², edhe pse Alfredi nuk ishte në Sektorin e Hetimeve, dhe e ka lejuar të njëjtin që të qëndrojë në intervistimin e dëshmitares V. Beqiri pa u evidentuar në procesverbal, pasi që e dinte se një gjë e tillë nuk është e lejuar.

Aktvendimi i plotë i gjykatës:

JU REKOMANDOJMË

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së
01/07/2026 - 02:43

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me rastin e shënimit...

Më shumëDetails

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh
01/07/2026 - 02:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu,...

Më shumëDetails

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma
01/07/2026 - 02:30

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në fshatin Liqej të Vushtrrisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet
30/06/2026 - 22:39

Profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vepron ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës në raport me SHBA-të....

Më shumëDetails

Qeveria në detyrë themelon “Fondin e Konfiskimit”

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme
30/06/2026 - 22:25

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e...

Më shumëDetails

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
30/06/2026 - 22:17

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të vendit duhet të bëhet përmes një konsensusi të gjerë politik...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë