Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DOKUMENT | Nenad Gjuriq përjashtohet përfundimisht nga Policia e Kosovës

02/03/2023 - 20:56
në Kryesore, Lajme
A A
DOKUMENT | Nenad Gjuriq përjashtohet përfundimisht nga Policia e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Nenad Gjuriqin, ish-Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri. 

Demokracia.com ka siguruar vendimin për shkëputjen e marrëdhënies së punës me Gjuriqin.

“Kapiten Nenad Gjuriq, në pozitën e Drejtorit Rajonal, Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës, ka rënë ndesh me Udhëzimin Administrativ nr.04/2019 për Shkeljet, Masat dhe Procedura Disiplinore në Policinë e Kosovës, përkatësisht nenin 20 “Sjellje e rendë diskredituese”, nenin 21 “Mosbindje e rëndë” dhe nenin 24 “Shkelje e rendë e autorizimit”. Prandaj, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.04/2019 për Shkeljet, Masat dhe Procedura Disiplinore në Policinë e Kosovës, neni 42 “Masat për shkelje të rënda disiplinore për punonjësit e PK-së”, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, Ligji për Inspektoratin Policor të Kosovës Nr.03/L-231, neni 22, paragrafi 1, si dhe rekomandimin e IPK-së, i shqiptohet masa disiplinore: Ndërprerja e marrëdhënies së punës”, thuhet në vendimin e siguruar nga Demokracia.com.

Në arsyetim të këtij vendimi është thënë se deri te ndërprerja e marrëdhënies së punës për Gjuriqin ka ardhur pasi ai më 02 nëntor 2022, së bashku me zyrtarë të tjerë të policisë (komandantët e stacioneve policore nën udhëheqjen e DRP Mitrovicë Veri) dhe pjesëtarët e partisë politike “Lista Srpska”, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën publikisht kishte thënë se nuk mund ta zbatojë vendimin e Qeverisë dhe ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë sa i përket targave.

Ndonëse policët serbë ishin larguar nga Policia, Gjuriq i cili ishte në suspendim vazhdonte të paguhej nga buxheti i shtetit.

Nenad Gjuriq në nëntor të vitit të kaluar kishte deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e Policisë së Kosovës.

Ai me veprimet të cilat bëri vitin e kaluar, duke mohuar të vepronte me vendim të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat serbe, u suspendua nga detyra. Ndërsa, ndaj tij nisi procedura disiplinore për sjellje të rëndë diskredituese, mosbindje e rëndë dhe shkelje e rëndë e autorizimit.

Ky vendim erdhi për gati tre muaj pasi Gjuriq tha se nuk do të jetë më pjesë e institucionit kryesor të sigurisë në Kosovë, Policisë së Kosovës.

Në fund të vitit të kaluar, nga institucionet e Kosovës dhanë dorëheqje zyrtarë policorë, gjykatës, prokurorë e doganierë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e qytetarëve serbë, të cilat qarkullonin në komunat me shumicë serbe.

Nenad Gjuriq, pasi u deklarua se u largua nga policia, u dekorua me medalje presidenciale nga Aleksandar Vuçiq. Sipas mediave serbe, Vuçiq i dhuroi Gjuriqit “Urdhrin e Meritës së Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri”, i cili u tha se jepet për kryerjen mbi mesataren, në mënyrë shembullore dhe me nder të detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. /Demokracia.com/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë