Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DOKUMENT| Rebelimi e lë Boiken Abazin pa shtetësi të Kosovës, Osmani e bëri kosovare vetëm Dejona Mihalin

11/10/2022 - 14:24
në Kryesore, Lajme
A A
DOKUMENT| Rebelimi e lë Boiken Abazin pa shtetësi të Kosovës, Osmani e bëri kosovare vetëm Dejona Mihalin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Boiken Abazi, i është refuzuar dhënia e shtetësisë së Kosovës për shkak të së kaluarës së tij.

Pasi nuk kishte arritur rezultat në zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar në Shqipëri, Boiken Abazi kishte kërkuar që ta marrë shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial.

Demokracia.com nga burime brenda LVV-së e ka siguruar kërkesën e Abazit drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në kërkesën e tij, Abazi pretendon se e meriton shtetësinë për shkak se “ka dhënë kontribut shumëvjeçar në Kosovë”.

“Unë jam Boiken Abazi, i lindur në Tiranë, Shqipëri, më 28.04.2022, dhe përmes kësaj shkrese kërkoj që të më jepet shtetësia e Republikës së Kosovës, me Dekret të Presidentit, për çështje të kontributit tim në Republikën e Kosovës ndër vite. Në shtator të vitit 1999, deri në fund të vitit 2005, ndoqa studimet universitare dhe mora përvojë pune në SHBA, dhe në fund vendosa të kthehem në Shqipëri. Për shkak të largimit për në ShBA, nuk pata mundësi ta vizitoja Kosovën, menjëherë pas çlirimit. Por vendi i parë që vizitova pas kthimit tim në Shqipëri ishte Kosova, për të takuar familjen nga Kosova që ne kishim mbajtur në shtëpinë tonë në Tiranë, si shumë qytetarë të tjerë të Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Abazi, përcjell Demokracia.com.

Abazi thotë se prej atëherë vizitat e tij në Kosovë u shtuan. Në këtë letër, ai flet edhe për dëbimin e tij nga Kosova, duke e cilësuar si të padrejtë.

“Gradualisht nisa të kontribuoj për realizimin e së drejtës së popullit të Kosovës për Vetëvendosje. Për shkak të këtij angazhimi, më 16 mars të vitit 2016, me një urdhër të padrejtë administrativ, të motivuar politikisht nga qeveria e asaj kohe në Kosovë, u dëbova me dhunë nga Republika e Kosovës brenda ditës, në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, por edhe të raporteve midis dy republikave shqiptare të rajonit. Të nesërmen e deportimit tim, Policia e Kosovës, u detyrua të pranonte publikisht faktin se nuk kishte asnjë çështje penale të hapur ndaj meje, ashtu siç shkruante në urdhrin për deportimin tim. Megjithatë, vendimi nuk u ndryshua dhe për dy vite mu ndalua hyrja në Republikën e Kosovës”, kishte shkruar Abazi.

Në letrën dërguar presidentes Osmani, Boiken Abazi thotë se nuk hetohet për ndonjë vepër penale në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

“Kjo çështje ka qenë e mbuluar gjerësisht edhe nga mediat në Shqipëri e Kosovë në atë kohë, si dhe nga dy qeveritë dhe disa organizata. Në periudhën mars-prill 2022, unë kandidova si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë dhe e deklarova rastin e deportimit tim në formularin e certifikimit të kandidaturës sime, duke shpjeguar që deri në atë kohë më ishte pamundësuar të merrja një dëshmi penaliteti nga Kosova, pasi autoritetet në Kosovë nuk e ofronin këtë shërbim për ata që nuk janë qytetarë. Me këtë tash, KQZ-ja në Shqipëri kontaktoi me Prokurorinë në Shqipëri që u lidh zyrtarisht me prokurorinë e Kosovës, dhe për herë të parë prej deportimit tim nga Kosova në vitin 2016, u vërtetua edhe zyrtarisht me shkrim se nuk kisha asnjë vepër penale të hapur në Kosovë, dhe sigurisht as në Shqipëri, dhe se vendimi i marrë për deportimin tim në vitin 2016 ishte i padrejtë”, kishte shtuar Abazi.

Ai shpreson se do të bëhet shembull që “padrejtësi të tilla të mos i ndodhin askujt”.

“Prej vitit 2018, me përfundimin e periudhës së ndalimit, unë kam hyrë e kam dalë rregullisht nga Kosova. I inkurajuar nga shumë prej kolegëve të mij në Kosovë, dhe prej shumë dashamirësve në Kosovë, në mënyrë që padrejtësia e kryer ndaj meje mos të përsëritet ndaj asnjë qytetari tjetër në të ardhmen, vendosa të aplikoj për marrjen e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Shpresoj nga zemra që ky të jetë një shembull që eviton padrejtësi të tilla në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Abazi në letrën drejtuar Osmanit zotohet se nëse e merr shtetësinë e Kosovës do t’i respektojë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, madje edhe doket e zakonet.

“Dhënia e shtetësisë nga ana e juaj, për mua do të ishte nder dhe privilegj. Ju betohem se do të jem një qytetar i devotshëm, që do të respektoj Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës, por edhe doket dhe zakonte e vendit të juaj. Shpresoj që kërkesa ime do të shqyrtohet dhe do të merret parasysh”, thuhet në përfundim të letrës së tij.

Pasi kishte marrë letrën e Abazit, siç e kërkon procedura, Presidenca i ishte drejtuar me një letër Ministrisë së Punëve të Brendshme për të verifikuar Abazin, duke kërkuar informata për të kaluarën e tij dhe historinë e qëndrimit të tij në Kosovë.

Megjithatë, duket se përgjigjja e MPB-së kishte ndikuar në mosdhënien e shtetësisë për Abazin.

Demokracia.com e ka parë edhe përgjigjen që kjo ministri i kishte kthyer Presidencës, ku e njoftonte për veprat e Abazit, ku ai kishte rezultuar se ai ishte regjistruar më herët si i dyshuar për “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, “Prishje e rendit publik”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë dhe sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “Largimi me forcë nga Republika e Kosovës në vitin 2016”.

Në bazë të gjetjeve, Abazi nuk mund ta fitonte shtetësinë jashtë nenit 10, paragrafit 3 të Ligjit për Shtetësi, pasi që paragrafi tjetër 1.3 binte në kundërshtim me sjelljen e tij gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës, ku kishte dëshmuar se nuk e pranonte rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.

Demokracia.com ka pyetur edhe në Presidencë pse nuk i është dhënë shtetësia Boiken Abazit, por si çdoherë Zyra e Presidentes nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Për dallim nga Boiken Abazi, koleges së tij që njëjtë nuk e pranonte rendin kushtetues, Dejona Mihalit e cila nuk kishte raste të hapura, presidentja Osmani ia kishte dhënë shtetësinë me dekret presidencial.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë