Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokument: Roja që u bë prokuror në Hagë kërcënonte fizikisht krerët e UÇK-së, Thaçi krahasoi Specialen me regjimin e Putinit

04/09/2025 - 17:18
në Kryesore, Lajme
A A
LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Roja që ishte bërë prokuror në Speciale, kishte kërcënuar fizikisht ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sipas dëshmisë së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Një gardian me emrin Jogn Devaney që ndodhej në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë prej pesë vitesh, del se kishte kercenuar fizikisht ish-krerët e UÇK-së në Hagë – sipas dokumenteve të dëshmisë së Hashim Thaçit.

Në dëshminë e tij, në seancën e 27 marsit, ish-Presidenti Hashim Thaçi kishte rrëfyer këtë rast si dhe kishte krahasuar Specialen me regjimin e Putinit.

Hashim Thaçi: Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu dhe do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar dhe ju si Kryegjyqtar dhe në të njëjtën kohë si Panel.

Hashim Thaçi: U çuditëm sot shumë kur dhe u befasova kur sot përballë nesh u shfaq zotëriu në fjalë. Emrin nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si shef — si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë dhe shef i qendrës së paraburgimit. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë. I nderuar Gjykatës, zotëriu në fjalë – z. Prokuror sot, dje roje burgu – [REDAKTUAR]

Hashim Thaçi: E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër 6, as cigare s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual [REDAKTUAR] Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer edhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotëriut, [REDAKTUAR], [REDAKTUAR] dhe të tjerëve edhe ma gjatë.

Gjykata i redaktoi krejt keqtrajtimet, por jo edhe një krahasim që e barazon Specialen me regjimin e Rusisë së Vladimir Putinit.

Hashim Thaçi: Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri, dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror, një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktiku ku mbas 20 ditësh iu kanë ndalu, kanë reagu të gjithë.

Ish-presidenti vë në pikëpyetje sistemin e shpejtë të gradimit brenda ZPS-së.

Hashim Thaçi: Dhe unë sot befasohem dhe çuditem kur shoh këtë. Ndoshta është në procedurë speciale e gradimit në SPO, por nuk ndihemi rehat dhe nuk ndihemi të respektuar dhe të trajtuar denjësisht as në kuptimin legal, jo drejt, kur shohim përballë një njeri që dje paraqitej roje burgu dhe sot është prokuror në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Atë ditë Prokurori e kishte pranuar angazhimin e tij të mëparshëm.

Kjo është biseda e zhvilluar mes tij dhe Smith.

John Devaney, prokuror: I nderuar Gjykatës, është e saktë që unë kam punuar në njësinë e menaxhimit të objektit të paraburgimit para disa vjetësh. Nuk më kujtohet që t’i kem [REDAKTUAR].

Charles Smith, kryetar i Trupit Gjykues: Sa vjet ka?

John Devaney, prokuror: E kam shkëputur marrëdhënien e punës prej aty në fund të vitit 2022. Dhe kam dhe një [REDAKTUAR] e cila është e nënshkruar lidhur me këtë.

Charles Smith, kryetar i Trupit Gjykues: Problemi është që nuk duan që të vijojnë me procesin. Kështu që do t’ju kërkoj që t’i përgjigjeni kësaj.

John Devaney, prokuror: Një çast, i nderuar Gjykatës. [Përfaqësuesit e Prokurorisë këshillohen]. I nderuar Gjykatës, nuk kam argumente materiale për të bërë. Do të them vetëm që – mund të them vetëm që znj. Iodice është e gatshme që të marrë rolin tim për të trajtuar ndonjë shqetësim të Mbrojtjes.

Historia

Në seancën e 27 marsit të vitit 2025, një prokuror i ri i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, u shfaq për herën e parë në seancë. Aty, planifikohej të dëshmonte dëshmitari i fundit në rastin e krerëve të UÇK-së.

Pavarësisht se ish-krerët e UÇK-së ishin në seancë me video-lidhje, me ta parë këtë prokuror në transmetim, Hashim Thaçi nuk u përmbajt. Seanca ishte e mbyllur, dhe për orë të tëra pati diskutime të ashpra.

Hashim Thaçi kishte alarmuar se personi që ishte ulur në anën e Prokurorisë së Hagës, kishte qenë punëtor në Qendrën e Paraburgimit ku mbahen ish-krerët e UÇK-së. I kishte ruajtur ata, kishte pasur qasje në biseda e dokumentacione konfidenciale. Madje, ishte i përfshirë në rastin e Prokurorisë për pengim të drejtësisë, ku Prokuroria kishte incizuar bisedat në Qendrën e Paraburgimit, raporton gazeta Nacionale.

Kjo situatë alarmoi mbrojtjen e krerëve të UÇK-së të cilët kërkuan të gjitha dokumentacionet për punësimin ekëtij zyrtari, transkriptet dhe detajet e tjera. Megjithatë, gjyqtarëve të Gjykatës Speciale kjo nuk iu duk fort shqetësuese, pavarësisht dyshimeve të mëdha për konflikt të interesit.

“Mbrojtja pohon se: (i) ndërsa punonte në NJQ, [I REDAKTUAR] kishte kontakte të rregullta me katër të Akuzuarit, përmes të cilave ai pati mundësinë të mësonte për shqetësimet dhe preokupimet e tyre të përditshme;24 (ii) ai ishte i përfshirë në [I REDAKTUAR];25 (iii) informacioni i zbuluar nga ZPS dhe Regjistri në përgjigje të kërkesave të Mbrojtjes nuk i përgjigjet kërkesës së Mbrojtjes në një numër aspektesh të rëndësishme, duke përfshirë natyrën e punës së tij dhe përfshirjen e tij me [I REDAKTUAR]”, thuhet në një vendim të Speciales.

Megjithatë, mbrojtja ka alarmuar se të gjitha kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, dhe nuk kanë qasje në dokumente për të vërtetuar nëse ka pasur konflikt të interesit apo jo,

Prokuroria u përgjigj duke theksuar se ky person nuk ka pasur qasje në informacione specifike të ndishme, të cilat mund të ndikojnë në rastin e pengimit të drejtësisë, apo në këtë rast.

“Regjistruesi përcaktoi qartë se [REDAKTUAR] nuk kishte qasje në asnjë material të privilegjuar, qoftë dixhital apo fizik, dhe kjo është në përputhje me informacionin në dispozicion të ZPS-së;33 (iii) zbulimi nuk është i justifikuar në rrethana kur baza e supozuar për të është kundërshtuar shprehimisht;34 (iv) në masën që Mbrojtja po përpiqet të zgjerojë bazën e saj për të aksesuar informacionin jo-publik, kjo nuk përmbush testin e zbatueshëm për një konflikt interesi dhe injoron faktin se [REDAKTUAR] është i lidhur nga kushtet e një marrëveshjeje të rreptë moszbulimi (“NDA”) e cila e ndalon atë të zbulojë, ndajë ose përdorë çdo informacion jo-publik të fituar gjatë punësimit të tij të mëparshëm”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Megjithatë, sikur edhe në 99% të rasteve të tjera, gjyqtarët ishin në anën e Prokurorisë së Specializuar.

Ata theksuan se kërkesat e mbrojtjes për të pasur qasje në dokumente të tilla, po përdoret si një peshkim, sa për të nxjerrë disa informacione, të cilat nuk janë të rëndësishme, Si rezultat, gjyqtarët e rrëzuan kërkesën.

“Paneli konsideron se kërkesat e Mbrojtjes për informacion dhe kërkesa aktuale po përdoren pjesërisht si një ekspeditë peshkimi që synon të nxjerrë informacion që Mbrojtja shpreson se SPO (dhe/ose Regjistri) mund të ketë dhe mund të mbështesë pretendimin e Mbrojtjes për një konflikt interesi”, thuhet në vendim.

Pra, një prokuror i Prokurorisë së Specializuar së Hagës, kishte punuar si gardian apo zyrtar tjetër në Qendrën e Paraburgimit. Por, në aspektin juridik, gjyqtarët rrëzuan kërkesën e mbrojtjes, dhe një ankesë e tillë nuk shkoi përpara./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala
08/07/2026 - 22:54

Analistët politikë Halil Matoshi dhe Viktor Buzhala janë përplasur ashpër gjatë debatit në emisionin “Politiko” në Kanal 10. Përplasja mes tyre nisi gjatë diskutimit, ku Buzhala e akuzoi...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…
08/07/2026 - 22:39

Analisti Baton Haxhiu ka folë fjalë të rënda për Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun. Ai në Pressing në T7 tha: “Dy njerëz që në njëfarë mënyre e kanë...

Më shumëDetails

Hoxhaj: PDK-ja nuk duhet t’u përgjigjet ftesave të Kurtit dhe as të bëjë koncesione

Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
08/07/2026 - 22:31

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se partia e tij duhet të mbajë një qëndrim të qartë politik...

Më shumëDetails

Nga nëntori në dhjetor? Cakolli zbulon skenarin që mund ta çojë vendin në zgjedhje

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
08/07/2026 - 22:18

Eugen Cakolli nga KDI ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit. Tutje Cakolli...

Më shumëDetails

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in

Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
08/07/2026 - 22:11

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,deklaroi sot se samiti i NATO-s i vitit 2026 në kryeqytetin Ankara përfundoi “me sukses”, duke e përshkruar atë si një takim “historik”...

Më shumëDetails

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
08/07/2026 - 22:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Lionel Messi shpërthen për golin e anuluar të Egjiptit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë