Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Don Beshiri shpall kandidaturën për kryetar të VV-së në Mitrovicë

18/08/2022 - 17:38
në Lajme
A A
Don Beshiri shpall kandidaturën për kryetar të VV-së në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ramadan Beshiri ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Këtë e bëri të ditur vet Beshiri përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se jeta në Mitrovicë është e vështirë, duke shtuar se përveç konfliktit ndër-etnik, pjesa dërrmuese e të rinjëve nuk kanë ambicie as për lidhje martesore.

Andaj sipas tij duhet punuar për të rikthyer besimin qytetar të humbur me 17 tetor 2021.

Postimi i plotë:

I nderuar Kryetar z. Albin Kurti,
Sekretare Organizative z. Vlora Haxhimehmedi,

Të dashur qytetarë, aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE – Qendra në Mitrovicë!

Kam kënaqësinë të ju informoj që sot paraqita në KZAQ, kandidaturën time për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE – Qendra në Mitrovicë!

Nga nevoja buron kurajo, e nga kurajo ndërtohen liderët e rinjë. Jo, nuk kam konsumuar medikamente për vetëbesim as nuk kam pranuar dhurata nga askush në politikë, thjesht askush nuk më ka përkëdhelur ëndrrën përveç Zotit.

Si qytet me tipare të theksuara të lokalizmit, jemi fanatikë ta kemi një adresë të fuqishme politike.
Ne besojmë fuqishëm se po vjen ajo ditë, kur Mitrovica do të zgjohet krenare me degën e reformuar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Mitrovica e Isa Boletinit, Mitrovica e Haki Misinit, Mitrovica e familjes Qena e Mikullovci, Mitrovica e Artim Jasharit, Shemsi Ahmetit e Safet Boletinit. Mitrovica e Besim Nukës, e veprimtarit të shquar Mehë Ukës, Mitrovica e punës, dijes e artit po këmbon për një adresë të konsoliduar politike.

Njerëz të mirë e qytet i dashtun, kjo nuk është lutje as kërkesë e domosdoshme, është ofertë serioze e mirëmenduar. Pushteti për një njeri i cili i frikësohet Zotit nuk është privilegj, është përgjegjësi e madhe. Prandaj i kemi përvishur mangët e kemi punuar me përkushtim të plotë në planin e veprimit për katër vitet e ardhshme, secili vit kalendarik do ta ketë misionin e tij të veçantë në fokus, poashtu kemi projektuar platformën për reformimin e degës së Lëvizjes VETËVENDOSJE – Qendra Mitrovicë brenda mandatit (2022-2026) dhe një varg projeksionesh që do të na rikthenin fuqishëm në pushtetin lokal.
Ne jemi ulur dhe kemi biseduar me shumë aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, e kemi ndëgjuar zërin e votuesit të 14 shkurtit dhe votuesin tonë tradicional.
Oferta po rrjedh pikërisht nga influenca që zëri qytetar ka mbi ne. Fuqia jonë politike nuk përcaktohet nga muskujt as mjetet financiare, por ideja e thekur dhe e ndërtuar me mjaft sakrificë.

Kritika jonë ndër vite ishte për reforma brenda LVV-së në Mitrovicë sepse kualiteti i përfaqësimit të saj kishte diskrepancë me Prishtinën, në një moment të caktuar vlerësuam se nëse heshtim po shkelim parimet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe po thelloheshim në një krizë të madhe identiteti. Lëvizum siç jemi edukuar politikisht brenda Lëvizjes, duke e mirëmbajtur konceptin tonë politik nga toksinat e momentit.

Ne qëndruam ndër vite në parimet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bindjen tona të kalitura në protesta e kundërshtime, tubime e shkolla politike nuk u lëkundën asniherë. Kishte tentativa e paragjykime kundër nesh por mbetën vetëm tentativa. Sepse ne nuk rritemi kur gjërat janë të lehta, rritemi kur hasim në sfida!

Dëshmi e pastër se autoriteti ynë publik po rritet, është entuziazmi qytetar, të cilin po e prodhojmë. Madje ende pa u mveshur me përgjegjësi brenda subjektit politik, jemi të preferuarit e qytetarëve në çdo matje online të opinonit.
Kjo përkrahje qytetare vjen, jo sepse tek ne e shohin pasurimin e tyre material në të ardhmën e afërt, as tendenca për privilegje të pamerituara. Por saktë, për arsye sepse ju kemi përmbushur pritshmëritë e qëndrimit konsistent në parime.

Ne mendojmë se kjo reformë duhet të projektohet me parametra afatgjatë, figurat që rrjedhin nga kjo reformë duhet të fillojnë maratonën. Organet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk duhet të bëjnë zgjedhjen më të mirë të momentit por zgjedhjen më të mirë të dekadës. Ne nuk jemi tavolinë “suedeze” në të cilën merr vetëm atë që të pëlqen, por nuk jemi as “laborator” eksperimental në të cilin bëhen prova, ne jemi ëndrra e një populli të tërë për shtet-ndërtim.

Gjatë kësaj periudhe duhet të ndërtojmë planet tona konkrete për fushat e ndryshme: për shërbime publike, shëndetësinë, arsimin, çështjen e punësimit dhe të investojmë në politika që lehtësojnë koston e jetesës. Një program për të kuruar plagën e emigracionit është imediat!

Ju e dini se sa vështirë është jeta në Mitrovicë, përveç konfliktit ndër-etnik, pjesa dërrmuese e të rinjëve nuk kanë ambicie as për lidhje martesore. Ju janë mohuar shkollimet e ngritjes profesionale duke qenë ekonomikisht dobët, nga problemet e kriza sociale janë involvuar në tregun e drogës dhe kontrabandës.
Pushteti lokal është leva kryesore për përmirësimin e përditshmërisë sonë.
Duhet të punojmë fuqishëm që të rikthejmë besimin qytetar të humbur me 17 tetor 2021.

Jemi të vetëdijshëm se po vijmë në një kohë delikate, por ndihemi të përgaditur. Është e nevojshme të vendosim rregull dhe të kemi kërkesa maksimale karshi angazhimit tonë.
Atdhe tjetër rezervë nuk kemi, prandaj jemi të përkushtuar ndaj Mitrovicës. Ne jemi e ardhmja e cila po rrjedhë natyrshëm pa imponime, kjo sepse kemi qenë aktiv tridhjetë vite në jetën publike të Mitrovicës përmes artit të muzikës, sportit, aktivitetit vullnetar e politik.
Ne tashmë kemi gjetur pikënisjen e përbashkët, koordinata është e saktë dhe duhet të ecim tutje.
Po e mbyll me një thënje të Dostojevskit: “Më jepni një dhimbje, t’ju jap një kryevepër.”

Me përulësi,
Mr.sc RAMADAN BESHIRI – Doni

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë