Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Donte ta godiste foshnjën”, vajza rrëfen se si i akuzuari vrau nënën e saj dhe e theri me thikë atë

28/01/2022 - 12:03
në Lajme
A A
“Donte ta godiste foshnjën”, vajza rrëfen se si i akuzuari vrau nënën e saj dhe e theri me thikë atë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në gjykimin ndaj të akuzuarit se vrau gruan dhe theri me thikë shoqen e vajzën e gruas në Gjermani më 2002, Afet Gunter Vila, në seancën e së enjtes është dëgjuar e dëmtuara H.G., njëherit vajza e tani të ndjerës I.G.

Dëshmia e saj u mundësua përmes lidhjes direkte me “Zoom”. Së bashku me të ishte edhe avokati i saj Dr.Tobias Dietrich. Të njëjtit gjendeshin në objektin e Gjykatës në Gjermani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, në pyetjen e prokurorit Rasim Maloku, nëse e dëmtuara kishte dhënë deklaratë në polici në Gjermani lidhur me këtë rast, H.G. e konfirmoi një gjë të tillë, duke shtuar se në atë kohë kishte qenë e mitur, 14 vjeçe, e se nuk e di nëse dikush nga familjarët kishte qenë prezent gjatë kohës kur kishte dhënë deklaratën. Ajo tha se ka mundur të ketë qenë tezja e saj, por se as nuk i kujtohet data se kur është deklaruar.

H.G. tha se në atë kohë ka jetuar me nënën e saj dhe vëllain, pasi prindërit i kishte të divorcuar, për çka dhe babai i saj nuk jetonte me ta. Më pas tha se nëna e saj ishte martuar me tani të akuzuarin Afet Gunter Vila, e se ky i fundit ishte jetuar së bashku me ta në banesën e tani të ndjerës, të cilën e kishte marrë me qira.

E dëmtuara tha se në fillim raportet mes nënës së saj tani të ndjerë dhe të akuzuarit ishin të mira, por se pastaj kishin ndryshuar për të keq.

“Marrëdhënia tyre ishte keq, ai e ka malltretuar e ka rrahur e fyer, e tërhiqte zvarrë në dhomën tjetër, e merrte në telefon dhe e kontrollonte vazhdimisht”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se edhe vet kishte qenë prezentë në raste kur ai e kishte goditur tani të ndjerën, por se nuk e di nëse kjo e fundit e kishte paraqitur rastin në polici.

H.G. tha se fillimisht raportet e saj me njerkun, tani të akuzuarin, ishin të mira, por që më vonë tha se trembej nga ai dhe nuk e konsideronte më si baba.

“Ai ishte i dhunshëm, askush nuk e dinte se çfarë do të bënte ai, dhe nuk e di arsyen pse ishte i dhunshëm”, tha ajo.

Tutje, e njëjta e ka përshkruar ditën kritike, atë të 9 nëntorit 2002 kur edhe kishte ndodhur vrasja e nënës së saj dhe plagosja e saj e të dëmtuarës tjetër, D.K.

“Nuk e di se si erdhi deri te kjo, unë di vetëm se në shtëpi erdhi nëna ime së bashku me shoqen e saj D. e cila kishte me vete foshnjën e saj. Erdhën për të shikuar film, papritur erdhi ai brenda dhe shpërtheu… ‘Ku ishe ti tërë ditën?…,nëna ime mundohej ta qetësonte. Ai filloi ta fyente dhe ta godiste, unë u përpoqa ta mbroja nënën time, pastaj ai shkoi në kuzhinë mori thikën dhe donte ta godiste foshnjën e D. e cila u kthy në krahëror. Ai e shpoi D. anash ndër sqetull, pastaj erdhi tek unë dhe më goditi me thikë në stomak, pastaj rashë në gjunjë përtokë”, rrëfeu e dëmtuara.

Ajo tha se nëna e saj qëndronte anash saj, kur më pas i akuzuari kishte filluar duke e goditur disa herë dhe duke i thënë se ti do të vdesësh.

H.G. deklaroi se të nesërmen në mëngjes, në spitalin ku po qëndronte e shtrirë, e kishte kuptuar se nëna e saj kishte ndërruar jetë.

Avokati i të akuzuarit Afet Gunter, Avni Ibrahimi e ka pyetur të dëmtuarën se në çfarë gjendje ishte tani i akuzuari kur kishte hyrë në banesë, për çka H.G. tha se kishte qenë i shumë i nevrikosur dhe agresiv.

E pyetur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Kadrije Goga-Lubishtani, e dëmtuara tha se nuk paraqet kërkesë pasurore juridike, por se pret që i akuzuari të merr dënimin e merituar sipas ligjit.

Ndryshe, në seancën e së enjtes ka munguar dëshmitarja D.K., e cila njëherit është e dëmtuara e dytë në këtë rast.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua të mbahet më 31 janar 2022, në ora 11:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, sipas aktakuzës, më 9 nëntor 2002, në dhomën e pritjes të banesës së përbashkët familjare në rrugën “Dietrichstrase”, nr.4 në Bad Oeynhause, Republika e Gjermanisë, Afet Gunter Vila me dashje e kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij I.G., pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me tani të ndjerën gjatë periudhës njëvjeçare sa kishin jetuar së bashku në banesë.

Në aktakuzë thuhet se për shkak të xhelozisë që i pandehuri e kishte ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën dyshonte se po e tradhtonte me persona të tjerë, në ditën kritike i pandehuri kishte tentuar ta marrë në telefon disa herë, por bashkëshortja e tij nuk ishte lajmëruar pasi e kishte harruar telefonin në banesë, derisa me shoqen e saj D. kishin shkuar për të marrë me qira disa CD me filma.

Tutje, sipas dispozitivit I të aktakuzës, me t’u kthyer në banesë bashkëshortja e të pandehurit me shoqen e saj, ku aty po qëndronte dhe vajza e saj H., i pandehuri fillimisht i kërkon llogari bashkëshortes se pse nuk është përgjigjur në telefon, duke ngritur zërin vazhdimisht, kurse I. kishte tentuar ta bind se telefonin e kishte harruar në banesë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri pas kësaj ishte acaruar dhe më shumë duke e përmbysur një tavolinë, e pastaj I. e kishte kërcënuar me fjalët “Ti do të vdesësh”, kurse D., shoqes së I. i kishte kërkuar që të largohej nga banesa, me ç’rast e njëjta kishte refuzuar.

Më pastaj, i pandehuri, e kishte kapur me dy duar për supe I., duke e shkundur para-mbrapa, e cila arrin ta largojë të pandehurin, mirëpo i njëjti e kishte tërheq për flokë, me ç’rast kishin ndërhyrë D.-shoqja e saj dhe H.-vajza e saj që ta largojnë nga i pandehuri.

Por, sipas aktakuzës, i pandehuri atëherë kishte marrë një thikë nga kuzhina me teh rreth 20 cm, me të cilën kishte goditur një herë D.-shoqen e I. në pjesën e kraharorit e pastaj H.-vajzën e I. në pjesën e barkut, e pastaj ishte afruar I., të cilën e kishte goditur tri herë me thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse për shkak të gjakderdhjes së madhe, kështu e njëjta të nesërmen kishte vdekur në spitalin e Bad Oeynhausen-it.

Me këtë, i akuzuari thuhet se ka kryer veprën penale “Vrasja“ nga neni 30 paragrafi 1 të Ligjit Penal të KSAK-së (Gazeta zyrtare numër 20/77), i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Sipas dispozitivit II të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se më datë, kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, me dashje i kishte shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës H.G. (vajzës së të ndjerës I.G., e moshës 14 vjeçare) dhe D.K. (shoqja e të ndjerës), në atë mënyrë që derisa i pandehuri ishte duke u grindur me tani të ndjerën I.G., e dëmtuara D.K. kishte tentuar të thërrasë policinë përmes telefonit.

Atëherë, i pandehuri me thikë kuzhine me gjatësi 20 cm kishte goditur të dëmtuarën D.K. në anën e djathtë të kraharorit duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese tamgjenciale, të cilat kishin shkaktuar dëmtime të lehta trupore, me pasoja të përkohshme për shëndetin e të dëmtuarës.

Tutje, më pastaj i pandehuri kishte goditur të dëmtuarën H.G.- vajzën e të ndjerës, në pjesën e barkut, duke i shkaktuar plagë prerëse në anën e majtë të abdomenit me dëmtim të zorrës së hollë, gjakderdhje arteriale, dëmtim i apendiksit (zorrës qorre), në retroperitoneum, me ndërhyrje operative, heqje të një pjese të zorrës së hollë dhe apendiksit, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të rënda trupore, të rrezikshme për jetën e të dëmtuarës në momentin e shkaktimit.

Me këtë thuhet se ka kryer veprën penale “Plagosja e Rëndë” nga neni 38 paragrafi 2 të Ligjit Penal të KSAK-së (Gazeta zyrtare numër 20/77), i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë