Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dorasi erdhi para shtëpisë 20 minuta pasi u parkuam”: Rrëfimi i Bedri Matoshit, vëllait të viktimës së mbrëmshme në Hajvali

12/08/2025 - 18:51
në Lajme
A A
“Dorasi erdhi para shtëpisë 20 minuta pasi u parkuam”: Rrëfimi i Bedri Matoshit, vëllait të viktimës së mbrëmshme në Hajvali
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bedri Matoshi, vëllai i viktimës së mbrëmshme në Hajvali, M.Matoshit, në një deklaratë për Nacionalen, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

Ai thotë se ‘vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’.

Thotë se Policia e Kosovës, i ka pamjet nga kamerat e sigurisë.

“Në momentin e ngjarjes, kemi ardhë si zakonisht prej punës. Edhe, kemi lyp me bë kthim të udhëkryqi në fjalë, ku dorasi ka qenë i parkuar. Kemi kërkuar t’na lirojë rrugën, në mënyrë njerëzore”, rrëfen vëllai i viktimës.

Ai thotë se dorasi, liroi rrugën pa ‘asnjë fjalë’.

“E ka liru rrugën, nuk kemi pasë asnjë fyerje apo ofendim mes vete. Ai ka vazhduar rrugën e vetë dhe ne jemi parkuar para oborrit tonë”, rrëfen Matoshi.

Ndërkohë, sipas tij, dorasi erdhi pas 20 minutash para shtëpisë së tyre, ku po pinin kafe në ‘terasën e shtëpisë’.

“Pas 20 minutave përafërsisht, na jemi kanë në terasë tuj pi kafe me familje, ka ardhë, u ndalë para dyerve, na ka thirrë, kena dalë edhe na u ka shprehë: nuk mundeni me ma ndalë rrugën ju.

E ka sjell kerrin deri në këtë pjesën këtu…

Tuj bisedu me të, e ka nxjerr revolen dha ka gjuajtë në drejtim të vëllait”, thotë ai.

Matoshi thotë se ‘shtëpia e tyre është nën vëzhgim të kamerave dhe se pamjet janë tani në Policinë e Kosovës’.

“Shpia është nën vëzhgim të kamerave, policia i ka marrë imazhet. Besoj që policia i ka tani të gjitha informatat e sakta”, thotë ai.

I pyetur nga Nacionale (gazetari Burim Pacolli), se a kishin probleme e fqinjin në fjalë më herët, ai thotë se ‘këtë fqinj as nuk e njihnin’.

“Realisht, na as nuk e njohim që e kemi fqinj. Se shkojmë në mëngjes në punë, kthehemi në mbrëmje, nuk kemi kohë t’i njohim as fqinjët.

Përndryshe, me fqinjët nuk kemi pasë kurrë asnjë telash, kurrëfarë raporti nuk kemi pasë kurrë, as nuk jemi njoftë si fqinj”, thotë ai.

JU REKOMANDOJMË

Osmani mbështet Abdixhikun: LDK heq dorë nga pushteti për të shmangur zgjedhjet e reja

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
13/08/2026 - 18:20

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas njoftimit se kjo parti tërhiqet nga kërkesat për pozita shtetërore dhe pjesëmarrje në...

Më shumëDetails

“Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
13/08/2026 - 17:46

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh që do të merret me çështjen e ndërtimit të një hidrocentrali pranë...

Më shumëDetails

Abdixhiku i thotë “jo” Kurtit: LDK heq dorë nga presidenti dhe çdo post në qeveri, mbetet në opozitë

Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
13/08/2026 - 17:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje...

Më shumëDetails

16 shtatori në Hagë, interesim rekord për aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së

BBC raporton mbi gjykimet në Speciale: Pse po gjykohen udhëheqësit e UÇK-së
13/08/2026 - 17:32

Interesimi për të ndjekur nga afër seancën e 16 shtatorit në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka...

Më shumëDetails

Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”

Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”
13/08/2026 - 17:13

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu bashkua një dasme të një çifti ku s’u kursye edhe në vallëzim. Derisa Kurti vallëzonte, këngëtari i dasmës u kujdes që t’ia...

Më shumëDetails

E shantazhoi një grua me foto për mbi një vit, ia mori 50 mijë euro – Arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren, detaje

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
13/08/2026 - 16:56

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka njoftuar për arrestimin e një personi, S.Q, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Shantazh’’, dhe, ‘’Ngacmim’’. Në komunikatë bëhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ahmeti: E kam ruajtur tepër paranë publike, e kam shkatërruar vetën dhe familjen time

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë