Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e mëditjeve: Haradinaj dhe kabineti i tij për dy vjet morën mbi 200 mijë euro mëditje

22/02/2022 - 20:18
në Kryesore, Lajme
A A
“Urgjentisht të lejohet tërheqja e një pjese të parave nga Trusti”- kërkesa e Ramush Haradinajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe i gjithë kabineti i tij për dy vjet kanë marrë mbi 200 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke se i ka shumë në qejf paratë.

Vetëm përgjatë vitit 2018, dhe 2019, ai së bashku me gjithë zyrtarët e kabinetit të tij, kanë marrë mbi 200 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

Të dhënat janë zbardhur nga Zyra e Kryeministrit pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike, të bërë nga Gazeta Insajderi.

Në vitin 2018, Haradinaj i ka marrë nga buxheti i shtetit, 3 mijë e 195 euro, më 2019 ai i ka marrë edhe 3 mijë, derisa në vitin 2020 i ka marrë edhe 1 mijë euro të tjera.

Haradinaj gjatë kohës sa ka qenë kryeministër ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, dhe disa vendeve të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

Një nga kampionët e mëditjeve në qeverisjen e Haradinajt ka qenë Avni Arifi, shef i atëhershëm i stafit të Zyrës së Kryeministrit, i cili ka marrë hiç më pak se 8 mijë e 743.

Pa mëditje atë kohë nuk ka mbetur as Alban Dermaku, ish-këshilltari politik i Haradinajt, i cili ka marrë 5 mijë e 575 euro.

Mëditje kanë marrë edhe pjesa tjetër e stafit të Haradinajt, si Jahja Lluka rreth 4 mijë euro, Meliza Haradinaj rreth 2 mijë e 700 euro, Gani Demaj rreth 2 mijë euro, Serbeze Osmani rreth 2 mijë euro, Diellza Hoti rreth 800 euro, Nita Himaduna rreth 600 euro, dhe Haki Shatri rreth 100 euro.

Gazeta Insajderi, më 2019, përmës qasjes në Dokumente Publike kishte zbuluar se si Ramush Haradinaj dhe 41 zyrtarë të kabinetit të tij, kishin harxhuar gjysmë milioni euro, vetëm për dreka dhe darka zyrtare.

Shumë prej 506 mijë e 779.22 euro është shpenzuar për afro dy vjet: nga shtatori i 2017-ës deri në gusht të 2019-ës.

Haradinaj ishte bërë kryeministër i vendit më 9 shtator 2017 dhe që nga ajo kohë deri më 19 korrik 2020, kur edhe ka dhënë dorëheqje ai dhe stafi i tij në total kanë harxhuar 892 mijë e 548 euro nga buxheti i shtetit për mëditje, akomodim, shpenzime të tjera, bileta, kredit kartela dhe shpenzime telefonike./Gazeta Insajderi/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë