Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë

20/10/2026 - 18:53
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 20 tetor 2026 ngriti aktakuzë ndaj të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Korab Visoka, Fatmir Visoka, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari, Dashnim Miftari, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina, Gazmen Quni dhe Sasivar Mazerek, lidhur me dallavere me transportimin e naftës nga Durrësi për Kosovë.

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar lidhur me këtë rast qysh në korrik të këtij viti.

Në aktakuzë thuhet se 12 të akuzuarit kanë vepruar si grup kriminal ku me dashje dhe dijeni prej janarit 2021 e deri në dhjetor 2025, kanë kryer veprime lidhur me transportimin e derivateve të naftës dhe me paraqitjen e dokumenteve të rrejshme për bizneset e tyre e për shitjen-blerjen, duke realizuar transaksione fiktive dhe kanë shmangur tatimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Veriu.info kishte raportuar se sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, në krye të këtij grupi të organizuar kriminal kishte Faruk Mazrek.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit, Faruk dhe Fariz Mazrek kanë udhëhequr grupin duke u kujdesur për krijimin e rrjetit brenda Kosovës dhe shtetasve nga Shqipëria dhe persona NN, duke blerë derivate nga “Gega Oil” në portin e Durrësit me qëllim importimin e naftës në Kosovë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se gjatë rrugës mjetet transportuese në shumicën e rasteve janë ndërruar me mjetet të tjera që kanë qenë të modifikuara dhe që mbusheshin me ujë deri në 90 për qind, ndërsa pjesa e derivative mbetej në territorin e Shqipërisë.

Në aktakuzë, thuhet se në rastet e kontrolleve doganore kur autoritetet merrnin mostrat, ato mostra merreshin në pjesën ku ndodheshin derivatet, ndërkaq pjesa e konsiderueshme ku ndodhej uji ishte e paarritshme për kontroll.

Sipas aktakuzës, në një rast kamioni që kishte tetë komora, 7 prej tyre ishin me ujë ndërkaq vetëm njëri me naftë.

Në aktakuzë thuhet se pronari biznesit “Fariza Mazrek B.I” me emër tregtar “PO Petrol Fariz” me të autorizuar Fariz Mazrek, me qëllim që t’i sjellë vetes dhe të tjerëve dobi pasurore, ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë, ku ka pranuar fatura fiktive nga “Eurokoss” “Cini Oil”, “Veda-2-Petrol”, “Seticommerc” në vlerë prej 1.641.231.44 euro.

Ndërkaq, thuhet se vlera e padeklaruar sipas aktakuzës arrin 6,349.632.18 euro, të derdhura në 14 deponime në para të gatshme të “Gega Oil” si dhe kanë shkarkuar stokun fiktiv me faturë shitjeje prej 1,674.438.17 euro ndaj një blerësit anonim “qytetar” dhe nuk kanë raportuar fatura shitjeje prej 2.177.867.09 euro në vitin 2024.

Andaj, sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të shtetit të Kosovës i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 4 milionë e 637 mijë e 893 euro e 69 centë.

Sipas raportimit tonë në korrik të këtij viti gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit Faruk Mazrek në Mamushë dhe në fabrikën e bllokave “Şaşo Group” në Bokshiq të Klinës, Policia kishte sekuestruar një pasuri të konsiderueshme:

Para të gatshme: 14,400 euro kesh (të ndara në kartëmonedha 4×500€, 25×200€, 15×100€ dhe 118×50€).

Vetura luksoze: Një Mercedes Benz C220 (i bardhë) dhe dy Mercedes Benz S-Class 350D 4Matic (të zinj).

Automjete të rënda: Pesë (5) kamionë dhe dy cisternë/gjysmërimorkio.

Pajisje elektronike: Një telefon iPhone 16 Pro Max.

Dokumentacion: Dhjetëra fatura të shitblerjes, fletëdërgesa dhe fletore shënimesh të biznesit “Şaşo Group”.

Ndërsa djalit të tij i ishin sekuestruar laptopë dhe vula

I pandehuri tjetër nga Mamusha, Fariz Mazrek, ka qenë cak i bastisjeve në shtëpinë e tij dhe në biznesin “Fariz Mazrek” B.I.:

Pajisje elektronike: Një telefon iPhone 16 Pro Max, një laptop Lenovo dhe një shtëpizë kompjuteri Lenovo.

Dokumente dhe vula: 55 foldera me dokumentacione, certifikata pronësie e biznesi, fatura, si dhe pesë (5) vula të ndryshme.

Dokumente të tjera: Dy foldera të kompanisë “Şaşo Group” dhe blloka shënimesh.

Në të njëjtin lokacion në Mamushë, Policia kishte bastisur edhe të pandehurin Muhamet Mazrek:

Veturat: Një Mercedes Benz C220 d4Matic (ngjyrë e bardhë/e zezë) dhe një Nissan Navara (ngjyrë e zezë) së bashku me çelësat.

Pajisje elektronike: Një telefon celular iPhone 17 Air.

Prova të tjera: Një fletë e formatit A4 me shkrim dore.

Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës
20/10/2026 - 18:30

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njofton hapjen e konkurseve për mbështetje financiare të studentëve dhe kërkuesve shkencorë përmes bursave për studime të doktoratës brenda dhe jashtë vendit,...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten

Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten
20/10/2026 - 18:21

Në një kohë kur protestat vijojnë në vend, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare ditën e enjte, më 22 tetor, në orën 10:00. Kujtojmë se...

Më shumëDetails

Syla i OVL UÇK-së zbulon planin për Kurtin e deputetët nëse s’do votohej Ligji për Specialen

Syla i OVL UÇK-së zbulon planin për Kurtin e deputetët nëse s’do votohej Ligji për Specialen
20/10/2026 - 18:05

Gazmend Syla nga OVL e UÇK’së në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për një deklarim të Daut Haradinajt i cili ka thënë se në mesin...

Më shumëDetails

Kompania e afërt me VV-në që fitoi tenderin për pelet në Podujevë, shpallet fituese edhe në Graçanicë por me çmim shumë më të lirë

Kompania e afërt me VV-në që fitoi tenderin për pelet në Podujevë, shpallet fituese edhe në Graçanicë por me çmim shumë më të lirë
20/10/2026 - 17:58

Kompania e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, DnA Core L.L.C., ka fituar një tjetër tender për furnzimi me pelet në prag të stinës së Dimrit. Në konsorcium me kompaninë...

Më shumëDetails

Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen

Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen
20/10/2026 - 17:45

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si hap pozitiv reagimin e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me ligjin e...

Më shumëDetails

Garantim i rendit apo tejkalim i forcës? Pretendimet për ndërhyrjet e policisë në protesta

Garantim i rendit apo tejkalim i forcës? Pretendimet për ndërhyrjet e policisë në protesta
20/10/2026 - 17:34

Pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia ndaj pjesëmarrësve në protestat kundër Qeverisë në Tiranë kanë nxitur reagime nga organizatat e shoqërisë civile dhe ato për mbrojtjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë