Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

06/07/2026 - 18:02
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetura luksoze, qindra mijëra euro kesh, armë me dylbi e qese të tëra me dokumente financiare janë sekuestruar gjatë aksionit të madh të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku u prangosën nëntë persona të dyshuar për kontrabandë me derivate e shpëlarje parash.

Dyshimet e Gjykatës mbështeten mbi përgjime që zbuluan se si të dyshuarit modifikonin cisternat të cilat disa mbusheshin me naftë e të tjerat me ujë natyral, me qëllim që t’u shmangeshin detyrimeve doganore.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, në krye të këtij grupi të organizuar kriminal qëndron Faruk Mazrek.

Mazrek, së bashku me djalin e tij, Fariz Mazrekun, dyshohet se kanë përdorur biznesin e tyre të naftës “Po Petrol Fariz”, me seli në Mamushë, si mbulesë dhe pikë fundore për të futur në sistemin legal paratë e pista të fituara nga aktivitetet kriminale (ku përmendet edhe dyshimi për trafikim me narkotikë nga i kaluari i Faruk Mazrekut dhe fshehja e burimit të pasurisë përmes një emri të mëparshëm, Faik Mazreku).

Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

Prokuroria i sekuestron 14 mijë euro kesh, arsenal kamionësh e vetura luksoze Mercedes

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit Faruk Mazrek në Mamushë dhe në fabrikën e bllokave “Şaşo Group” në Bokshiq të Klinës, Policia ka sekuestruar një pasuri të konsiderueshme:

Para të gatshme: 14,400 euro kesh (të ndara në kartëmonedha 4×500€, 25×200€, 15×100€ dhe 118×50€).

Vetura luksoze: Një Mercedes Benz C220 (i bardhë) dhe dy Mercedes Benz S-Class 350D 4Matic (të zinj).

Automjete të rënda: Pesë (5) kamionë dhe dy cisternë/gjysmërimorkio.

Pajisje elektronike: Një telefon iPhone 16 Pro Max.

Dokumentacion: Dhjetëra fatura të shitblerjes, fletëdërgesa dhe fletore shënimesh të biznesit “Şaşo Group”.

Ndërsa djalit të tij i sekuestrohen laptopë dhe vula

I pandehuri tjetër nga Mamusha, Fariz Mazrek, ka qenë cak i bastisjeve në shtëpinë e tij dhe në biznesin “Fariz Mazrek” B.I.:

Pajisje elektronike: Një telefon iPhone 16 Pro Max, një laptop Lenovo dhe një shtëpizë kompjuteri Lenovo.

Dokumente dhe vula: 55 foldera me dokumentacione, certifikata pronësie e biznesi, fatura, si dhe pesë (5) vula të ndryshme.

Dokumente të tjera: Dy foldera të kompanisë “Şaşo Group” dhe blloka shënimesh.

Në të njëjtin lokacion në Mamushë, Policia ka bastisur edhe të pandehurin Muhamet Mazrek:

Veturat: Një Mercedes Benz C220 d4Matic (ngjyrë e bardhë/e zezë) dhe një Nissan Navara (ngjyrë e zezë) së bashku me çelësat.

Pajisje elektronike: Një telefon celular iPhone 17 Air.

Prova të tjera: Një fletë e formatit A4 me shkrim dore.

JU REKOMANDOJMË

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Standard Petrol” dhe “Kosovo Olim” të Korab dhe Fatmir Visokës i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milion e 294 mijë

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Standard Petrol” dhe “Kosovo Olim” të Korab dhe Fatmir Visokës i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milion e 294 mijë
20/10/2026 - 20:11

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria...

Më shumëDetails

Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin shqiptar të Mbrojtjes

Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin shqiptar të Mbrojtjes
20/10/2026 - 19:52

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Roberto Vergori, u takua me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi. Lajmin e ka bërë të ditur vet KFOR-i, duke...

Më shumëDetails

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Eurokos Petrol” i Skender Kelmendit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 469 mijë

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Eurokos Petrol” i Skender Kelmendit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 469 mijë
20/10/2026 - 19:43

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet...

Më shumëDetails

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit
20/10/2026 - 19:31

Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë. Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu...

Më shumëDetails

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës
20/10/2026 - 19:30

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të...

Më shumëDetails

“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome

“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome
20/10/2026 - 19:09

“Paqja” mes protestuesve dhe policisë nuk ka zgjatur shumë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë dhe molotovë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë