Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë- Si u dëmtua Prizreni mbi 400 mijë euro nga biznesmenët Dashnor Ndrecaj dhe Pro Co Group e Florent Eminit?

20/05/2025 - 16:21
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë- Si u dëmtua Prizreni mbi 400 mijë euro nga biznesmenët Dashnor Ndrecaj dhe Pro Co Group e Florent Eminit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër disa personave, nën dyshimin kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Të njëjtit në cilësinë e personave zyrtarë, për vlerësimin e ofertave në një tender në Komunën së Prizrenit, i kanë mundësuar përfitim kompanive, Pro & Co Group SH.P.K.; ARCHI TIME SH.P.K. Në mesin e personave që i është ngritur aktakuzë është edhe biznesmeni Dashnor Ndrecaj, i cili dyshohet se ka paraqitur dokumente të rreme në tender.

Shtatë zyrtarë dyshohet se i kanë shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit në vlerën prej 412 mijë euro.

Të njëjtit në cilësinë e personave zyrtarë, për vlerësimin e ofertave në tenderin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, duke mundësuar përfitim grupit të operatorit ekonomik.

Kush fshihet prapa kompanive që i shkaktuan dëm buxhetit?

Me 09.08.2022, Komuna e Prizrenit, kishte dhënë tenderin për “Renovimi dhe mirëmbajtja e objekteve të Komunës së Prizrenit”.

Sipas dosjes në e-prokurim del që ky tender është fituar nga “ Pro & Co Group SH.P.K.; ARCHI TIME SH.P.K“.

Pro & Co Group SH.P.K, drejtohet nga biznesmeni Florent Emini.

Ndërsa sipas të dhënave në ARBK, pronare e kompanisë “Pro & Co Group SH.P.K”, është gruaja e tij Armenda Beqiraj.

Kompania tjetër fituese, “ARCHI TIME SH.P.K”, ka për pronar, biznesmenin Dashnor Ndrecaj.

Ndaj, Ndrecajt, Prokuoria ngriti aktakuzë pasi me vetëdije duke shkelur rregullat e prokurimit publik përmes paraqitjes së dokumentacionit të rremë, konkretisht lidhur me çmimet në para-masa dhe para-llogari.

“Hetimet kanë zbuluar se shumica e pozicioneve në tender kanë pasur çmime jo normalisht të ulëta dhe spekuluese, ndërkohë që nga gjithsej 233 pozicione, 74 nuk janë realizuar fare. Organi i akuzës vlerëson se qëllimi i manipulimit me çmime – duke i paraqitur ato shumëfish më të ulëta se çmimet e tregut – ka qenë përfitimi i kontratës publike“, thuhet në aktakuzë.

Me këto veprime, Dashnor Ndrecaj, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Çka thotë aktakuza për zyrtarët e tjerë?

Aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., u ngrit për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe D.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.

Tutje në njoftim thuhet se sipas aktakuzës, me datë 04.08.2022 në kohë të pacaktuar në Prizren, të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë, për vlerësimin e ofertave në tenderin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, duke mundësuar përfitim grupit të operatorit ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T. Sh.P.K.”

“Të pandehurit, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik dhe në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin e Prokurimit Publik, në atë mënyrë që i akuzuari Xh.D., në cilësinë e kryetarit të komisionit vlerësues, Y.G., dhe Q.K., anëtarë të komisionit, i rekomandojnë autoritetit kontraktues Komunës së Prizrenit, lidhjen e kontratës në vlerë 550.000,00 euro, me grupin e operatorit të lartpërmendur, përkundër faktit që pesë operatorë të përgjegjshëm që nuk janë rekomanduar nga komisioni vlerësues, kanë qenë më të lirë rreth 203.47% përkatësisht 202.771.98 € sipas çmimeve mesatare të realizuar për tetë situata deri më datë 05.08.2024.

Ndërsa, i akuzuari S.V., menaxher i kontratës, e akuzuara L.S., mbikëqyrëse e brendshme, i akuzuari B.J., mbikëqyrës i jashtëm, gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre nuk kanë vepruar konform legjislacionit të prokurimit, dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar dëmin autoritetit kontraktues lidhur me keq menaxhimin e kontratës.

“I akuzuari E.Sh., në cilësinë e drejtorit të administratës – mbikëqyrës i menaxherit të projektit, ka ndikuar që operatorët ekonomik gjatë fazës së ofertimit të manipulojnë me çmime për njësi.

Të pandehurit e lartcekur, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe qëllimisht kanë mundësuar përfitim të dobisë pasurore për grupin e operatorit ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T.” Sh.P.K, duke shkaktuar dëm autoritetit kontraktues – komunës së Prizrenit, në vlerë prej 412.584,87€. Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, i akuzuari D.N., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “A.T. Sh.P.K.”, Prizren, me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik, në atë mënyrë që paraqet dokumentacion të rremë sa i përket çmimeve të para- masës dhe para – llogarisë, me ç’rast shumica e pozicioneve kanë pasur çmime jo normalisht të ulëta dhe çmime spekuluese, ku nga 233 pozicione 74 pozicione nuk janë realizuar fare dhe qëllimi i uljes së çmimit në disa pozicione shumëfish nën çmimet e tregut ka qenë fitimi i tenderit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së./Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh
08/07/2026 - 11:27

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare në Han të Elezit, ka ndaluar mallra të dyshuar për cenim të të drejtave të pronësisë. Gjatë kontrollit të...

Më shumëDetails

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata
08/07/2026 - 11:21

Kryetari i AAK’së, Ardian Gjini, si dhe Daut Haradinaj i kësaj partie kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të vijnë në...

Më shumëDetails

SHBA po paguan “miliarda dollarë më shumë seç duhet” për sigurinë e Europës, thotë Trump

SHBA po paguan “miliarda dollarë më shumë seç duhet” për sigurinë e Europës, thotë Trump
08/07/2026 - 11:17

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do t’ua përcjellë ankesat e tij për NATO-n anëtarëve të aleancës gjatë një takimi që do të mbahet më vonë të mërkurën....

Më shumëDetails

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit
08/07/2026 - 11:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit. Me nëntë vota për, KQZ e kaloi këtë pikë të rendit të ditës. Kryetari i KQZ’së,...

Më shumëDetails

Bujar Osmani: Delegacioni në Samitin e NATO-s vetëm me maqedonas, hera e parë që kur u bëmë pjesë e NATO-s

Bujar Osmani: Delegacioni në Samitin e NATO-s vetëm me maqedonas, hera e parë që kur u bëmë pjesë e NATO-s
08/07/2026 - 11:09

Ish-kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Shkupit zyrtar në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara. Osmani ka thënë se...

Më shumëDetails

Mbledhja e “mendimtarëve globalë” në Olympia dhe Helida, krah Kurtit edhe Emisari i Dialogut Kosovë -Serbi

Mbledhja e “mendimtarëve globalë” në Olympia dhe Helida, krah Kurtit edhe Emisari i Dialogut Kosovë -Serbi
08/07/2026 - 11:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të qëndrojë Greqi, ku po merr pjesë në simpoziumin e 28-të Symi që po mbahet në Olympia dhe Helida nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë