Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares: Pesë herë u akuzua për vjedhje e dhunë, në dy raste u hodh aktakuza

30/08/2022 - 22:17
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares: Pesë herë u akuzua për vjedhje e dhunë, në dy raste u hodh aktakuza
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njëri nga pesë personat që dyshohet se keqtrajtuan seksualisht për rreth shtatë orë një vajzë 11-vjeçare, Ekrem Rexhepi, nuk është emër i panjohur për organet e rendit. Rexhepi disa herë ka përfunduar në karrigen e të akuzuarit për vepra të ndryshme penale.

Ekrem Rexhepi ka disa raste në procedurë gjyqësore për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Vjedhje’, ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjedhje e pyllit’, ndërsa ka të përfunduara gjithsej pesë raste, ku në dy prej tyre, u hodh poshtë aktakuza.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Sinjalin se Rexhepi në maj të 2019-ës ishte shpallur fajtor për veprën penale ‘Vjedhje’. Gjykata kishte shpallur aktgjykimin, ku Rexhepi dënohej me burgim në kohëzgjatje prej një viti dhe gjobë prej 400 euro.

Nuk vonoi shumë dhe ai u përfshi sërish në telashe, duke përfunduar në cilësinë e të pandehurit në Gjykatë. Në shtator të po atij viti, Rexhepi akuzohej për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja e Pyllit’, por akuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë u hodh poshtë.

Edhe viti 2020 përfundoi me avazin e vjetër për Ekrem Rexhepin. Rexhepi ishte shndërruar në emër të njohur për institucionet e sigurisë, pasi që ai përsëri kishte përfunduar në pranga. Këtë herë jo për vjedhje, por po akuzohej për dhunë në familje. I njëjti me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në dhjetor të atij viti, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, si dhe dënim me gjobë me kusht në shumë prej 300 euro.

Sipas të dhënave të siguruara nga Sinjali, bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte hedhur poshtë një tjetër akuzë të Prokurorisë kundër të pandehurit Ekrem Rexhepi, për veprën penale ‘Vjedhja’.

Edhe në vitin 2022, Ekrem Rexhepi, ‘vizitoi’ Gjykatën si i akuzuar për veprën penale ‘Vjedhja’, por që edhe kjo akuzë e Prokurorisë u hodh poshtë, duke pushuar kështu procedura penale ndaj tij.

E së fundi Rexhepi është dërguar në paraburgim, si i dyshuar për veprën penale ‘Dhunim’. Ai bashkë me vëllain e tij të mitur dhe tre persona tjerë, dyshohen se kanë dhunuar seksualisht për rreth shtatë orë një vajzë 11-vjeçare.

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.R., Xh.S. dhe G.J., keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, në lagjen Arbëria në Prishtinë, për të shkuar më pas aty edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij, G.Rexhepi.

Ekremi po dyshohet se ka shkuar deri aty me veturën e tij ‘PickUp’ dhe e ka marrë vëllain dhe dy të miturit e tjerë të dyshuar bashkë me vajzën që po përjetonte tmerrin. Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur G.Rexhepi dhe i mituri Xh.S, ndërsa me Ekremin kishte vazhduar i mituri tjetër G.J.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë