Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja kriminale e të riut nga Prizreni që sulmoi Policinë, është dënuar 13 herë për 9 vjet

12/10/2022 - 16:57
në Lajme
A A
Dosja kriminale e të riut nga Prizreni që sulmoi Policinë, është dënuar 13 herë për 9 vjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kushtrim Buduri, 32-vjeçari nga Prizreni, që u arrestua të martën për dhunë në familje dhe sulm ndaj tre zyrtarëve të Policisë në Prizren është recidivist i veprave të ndryshme penale. Policëve që i sulmoi pasi shkuan të intervenojnë në shtëpinë e tij për shkak të dhunës që kishte ushtruar në familje iu doli punë deri në arrestimin e tij. Por këto s’janë rastet e vetme.

Buduri për 9 vjet është dënuar plot 13 herë për vepra të ndryshme penale.

Gazeta Sinjali ka siguruar dosjen me të gjitha rastet për të cilat është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Nga Gjykata kanë bërë të ditur për Sinjalin se qysh në vitin 2011, Buduri, që atë kohë ishte 21-vjeçar ishte dënuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”. Dy vite më vonë, ndaj Budurit ishte shqiptuar dënim me burgim, për një rast tjetër, për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Dosja e tij u zgjerua në vitin 2014, kur u dënua me burgim po ashtu për kanosje. Po atë vit, ai u dënua edhe me gjobë për “Lëndim i lehtë trupor”. Për të njëjtën vepër, ai u akuzua edhe në vitin 2015, kur u dënua me 5 muaj burgim me kusht, si dhe në vitin 2016.

Ndërsa në vitin 2017, ai u akuzua dhe u dënua për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar, me ç’rast Gjykata i shqiptoi masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. Pas dy muajsh të atij viti, ai u dënua sërish për lëndim të lehtë trupor.

Me të kryer dënimin për veprën që u akuzua në viti 2017, 32-vjeçari nisi edhe vitin 2018 me probleme. Ai u dënua në mars të atij viti me 300 euro gjobë për veprën “Asgjësim i pasurisë së huaj.”

Si emër i njohur për Policinë, ai përfundoi dy herë në bankën e të akuzuarve edhe në vitin 2019, me ç’rast u dënua për dy raste, njëri me burgim, tjetri me gjobë.

Vitin e kaluar dosja e tij u pasurua, duke arritur kështu 13 raste për të cilat u dënua nga Gjykata Themelore në Prizren.

Siç mëson Sinjali, Buduri është po ashtu përdorues i substancave narkotike.

Çka dihet për rastin e fundit?

Gjithçka dyshohet se kishte nisur në orët e mbrëmjes të së hënës, ku pas një mosmarrëveshje në shtëpi, konflikti verbal kishte eskaluar në rrahje, ashtu që i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy prindërit e tij dhe bashkëshorten. Për shkak të frikës nga djali që është recidivist i rasteve të dhunës në familje, dikush prej tyre ka arritur që të njoftojë Policinë për të intervenuar.

Në momentin që patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari iu është vërsulur edhe atyre, duke i sulmuar tre policët që ndodheshin në veturën zyrtare, të cilën po ashtu ua ka dëmtuar.

Ai arriti të largohej  ato momente me veturën e tij, të cilën e braktisi, për të vazhduar me një veturë tjetër, derisa pas mesnatës Policia arriti ta kap në njërën nga rrugët e qytetit. Por i dyshuari sërish ka tentuar të ikë, çka e bëri Policinë t’i vihet pas derisa u arrestua.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë për veprat penale “Dhunë në familje, Vrasje në tentativë dhe Dëmtim i pronës”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë