Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosti i Pecit thyen rekord të pikëve: Del i pari për t’u bërë sekretar në ministrinë e Elbert Krasniqit

31/05/2024 - 19:56
në Kryesore, Lajme
A A
Dosti i Pecit thyen rekord të pikëve: Del i pari për t’u bërë sekretar në ministrinë e Elbert Krasniqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familjarët e miqtë, tashmë u konfirmua se nuk janë vetëm për dasma. Me dhjetëra familjarë, të afërm e miq të pushtetarëve, tashmë po rehatohen nëpër institucione. Madje, në pozita të rëndësishme.

Nacionale ka raportuar për shumë punësime të tilla duke nisur nga Banka Qendrore e Kosovës, Ibër-Lepenci, KEK-u, e nëpër ministri të ndryshme.

Së fundmi, një ndikim i tillë duket se ka bërë që një mik i afërt i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, të hyjë madje edhe në histori.

Siç ka mësuar Nacionale, Jeton Qela është mik i afërt me ministrin Peci. Qela ka dalur i pari në listë për t’u bërë sekretar në Ministrinë e Administrimit e Pushtetit Lokal.

Gazeta ka siguruar edhe dokumentin ku shihet vlerësimi, e ku Qela duket se është në mesin e më të vlerësuarve në komplet konkurset e kohëve të fundit. Ai ka marrë plot 92 pikë nga ky vlerësim.

Qela deri më tash kishte qenë ushtrues detyre në ministrinë e cila drejtohet nga Elbert Krasniqi. Ai ishte avancuar në këtë pozitë me ardhjen në pushtet të qeverisë Kurti II.

Deri atëherë, Jeton Qela kishte pasur detyrën e zëvendësuesit të drejtorit të Departamentit për Integrime Evropiane. Ai ishte avancuar nga ministri Krasniqi në pozitën e U.D Sekretarit.

Me konkursin e fundit, duket se dosti i ministrit Peci është rehatuar edhe ligjërisht në këtë pozitë, duke dalur më i vlerësuari si Sekretar.

Lidhja e Pecit me Qelën është konfirmuar nga disa burime të Nacionales. Kjo vërehet edhe në shumë fotografi ku shihen Peci e Jeton Qela së bashku.

Përderisa ministri Faton Peci po i rehaton dostat në ministritë e tjera, vet Ministria e Bujqësisë ishte kthyer në vend për punësimin e familjarëve të zyrtarëve tjerë të lartë.

Nacionale kishte raportuar për punësimin e tezakes së presidentes Osmani, Venera Çerkimi, ishte përzgjedhur për Drejtoreshë në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë.

Në ministrinë e Pecit ishte punësuar edhe motra e ministrit Xhelal Sveçla, Magbule Hyseni.

E njëjta, është angazhuar në pozitën Zyrtare për Rrjetin Kombëtar Rural dhe partnerët e tjerë socialë për përgatitjen e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR), në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Familjarizmi me sekretar është evidentuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Aty aktualisht si ushtrues detyre i sekretarit është Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli.

Për vëllain tjetër të Dugollëve, Ilirin, Nacionale raportoi se është punësuar në ndërmarrjen Ibër-Lepenci që udhëheqet nga Faruk Mujka i VV-së. Pra, nepozitëm në të katër anët.

Pushteti nuk u kujdes vetëm për familjarët. I rehatoi edhe militantët e personat besnik. Vetëm në bordin e Bankës Qendrore u rehatuan dy ish-kandidatë për deputet si Bashkim Nurboja e Nexhat Kryeziu.

Në Komisionin e Pavarur për Media e dërguan militanten e flaktë, Luljeta Aliu.

Megjithatë, as gjithë këto nuk mjaftuan e ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, theksoi se në qeverinë Kurti nuk ka familjarizëm.

“Unë do të doja të di se cili është njeriu i jem që i cili ka ardhë në këtë përbërje qeveritare dhe do të doja të di se cilët janë njerëzit “tanë” të cilët i paskemi sjell në pushtet?”, ka thënë ajo, duke treguar se çka është nepotizmi.

“Njerëzit tuaj do të thotë se i kemi sjell motrat, vëllezërit, tezet, bagjanakat, kushërinjtë, hallat. Këta janë njerëzit e juaj”, është shprehur.

Sipas saj, në këtë qeveri nuk ka ndodhur fare nepotizmi.

“Kur thoni ju i keni sjell njerëzit të juaj po flisni për nepotizëm. dhe nepotizimi është një prej veçorive që e kanë dëmtuar shtetin tonë me se shumti”, është shprehur ajo.

Gërvalla ka folur me siguri të madhe për këtë çështje.

“Kur flasim për nepotizëm, unë me shumë siguri dhe me shumë krenari ju them që në institucione, në dy vitet e gjysmë të fundit, nuk do të gjeni dukuri të nepotizmit. Jo pse ne jemi njerëzit më të mirë se ata të mëparshmit, por sepse e kemi parë gjendjen në të cilën i kemi gjetur institucionet, dhe e kemi parë që nepotizmi ka qen veçoria numër një, e cila i ka sjell në atë situate, dhe ne nuk e përsërisim atë”, ka thënë Gërvalla.

JU REKOMANDOJMË

Vdes në burg krimineli Mladiq, “Kasapi i Bosnjës” ishte i dënuar me burgim të përjetshëm

Vdes në burg krimineli Mladiq, “Kasapi i Bosnjës” ishte i dënuar me burgim të përjetshëm
27/08/2026 - 15:12

Ratko Mladiqi, kriminel lufte i dënuar, i cili ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Srpska, ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare në burgun e Hagës, kanë...

Më shumëDetails

“Ia përplasi kokën për toke disa herë”, Prokuroria me detaje tronditëse për vrasjen e 80 vjeçares në Prizren

“Ia përplasi kokën për toke disa herë”, Prokuroria me detaje tronditëse për vrasjen e 80 vjeçares në Prizren
27/08/2026 - 14:48

Një 80-vjeçare të mërkurën dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj 81 vjeç. Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka njoftuar se e moshuara vdiq si pasojë...

Më shumëDetails

Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa

Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
27/08/2026 - 14:44

Një rishikim i Pentagonit për dislokimet e trupave amerikane në Europë do të krijojë të paktën katër grupe opsionesh për sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, deri më 6...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj
27/08/2026 - 14:25

Platforma “Liria ka Emër” do të lansojë sonte “Orën e Pritjes” në qytetin e Skenderajt. Sipas komunikatës së platformës, aktiviteti do të mbahet në orën 20:30, në sheshin...

Më shumëDetails

E trishtë: Publikohet fotoja e 20-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në Liqenin e Komanit

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova
27/08/2026 - 13:57

Ledri Duraku, 20-vjeçari nga Kosova, ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se u mbyt në Liqenin e Komanit. I riu ishte në shoqërinë e disa miqve në momentin...

Më shumëDetails

Emrat ‘konfidencialë’ për president, Gashi duket nervoz me LDK-në dhe VV-në se po kërkohen “njerëz pa përvojë dhe të dështuar”

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
27/08/2026 - 13:25

Përmes aludimeve, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka tingëlluar mjaft i indinjuar me emra–që nuk dihen–e përfolur për president në negociatat mes VV-së dhe LDK-së....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    442 Shpërndaje
    Shpërndaje 177 Tweet 111
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë