Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dr. Sci. Besim Mulaj: Bjeshkët e Rugovës prioritet mbi prioritete!

14/12/2025 - 14:00
në Lajme
A A
Dr. Sci. Besim Mulaj: Bjeshkët e Rugovës prioritet mbi prioritete!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 79, Besim Mulaj, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm në Bjeshkët e Rugovës, duke e cilësuar këtë zonë si një thesar natyror të trashëguar brez pas brezi dhe të mbrojtur me sakrificë nga vetë banorët.

Ai ka kritikuar barrierat ligjore që aktualisht pengojnë investimet, turizmin dhe projekte të tjera zhvillimore, duke veçuar mungesën e një rruge moderne që lidh Pejën me Rugovën si një problem kyç për zhvillimin ekonomik dhe turizmin e sigurt.

Ai ka premtuar angazhim për ndryshime ligjore dhe politika që mbrojnë interesat e Rugovës, për të krijuar mundësi afatgjata për banorët dhe zhvillimin e turizmit cilësor.

Postimi i plotë:

Rugova është një pasuri e rrallë natyrore, një thesar i trashëguar brez pas brezi dhe një zonë që ka mbijetuar e mbrojtur me sakrificë e me gjak nga vetë rugovasit.

Mirëpo sot, kjo zonë që meriton zhvillim, turizëm cilësor dhe investime të qëndrueshme, po përballet me barriera ligjore që po e mbajnë pezull çdo iniciativë për të ardhmen e saj.

Korniza aktuale ligjore për parqet kombëtare, e cila përfshin edhe Bjeshkët e Rugovës, ka krijuar kufizime që në praktikë po i bllokojnë projektet zhvillimore — sidomos ato që lidhen me agroturizmin, investimet familjare, mikrobizneset rurale dhe infrastrukturën e nevojshme. Sot, shumë investitorë që duan të kontribuojnë në Rugovë përballen me një mur administrativ, ndërkohë që banorët e zonës vazhdojnë të presin mundësitë që u takojnë me meritë.

Një nga problemet kyç është edhe mungesa e një rruge moderne që lidh Pejën me Bjeshkët e Rugovës. Kjo rrugë nuk është luks — është jetike. Ajo do t’i hapte derën turizmit të organizuar, zhvillimit ekonomik dhe qarkullimit të sigurt të banorëve, duke ruajtur në të njëjtën kohë strukturën ekologjike të zonës.

Ligjet nuk duhet të jenë pengesë për zhvillim. Përkundrazi, ato duhet të jenë mjet që siguron balansin mes mbrojtjes së natyrës dhe mundësive për të ardhmen.

Çdo investim mund dhe duhet të jetë në harmoni me mjedisin; kjo është standarde evropiane, dhe Rugova meriton trajtim me këto standarde.

Prandaj, angazhimi ynë është i qartë:
do të punojmë për ndryshimet e nevojshme ligjore që Bjeshkët e Rugovës të mos mbeten të izoluar nga e ardhmja, por të shndërrohen në një zonë që gjeneron mirëqenie për banorët dhe i hap dyert turizmit të qëndrueshëm, investimeve të mençura dhe zhvillimit afatgjatë.

Rugova nuk ka nevojë për barriera. Ka nevojë për mundësi.

Ka nevojë për politika që e kuptojnë realitetin e terrenit.

Ka nevojë për zëra që i mbrojnë interesat e saj me vendosmëri.

Dhe mbi të gjitha, ka nevojë për një vizion që e sheh zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës si partnerë, jo si kundërshtarë.

Rugovasit kanë dhënë shumë për këtë vend.

Koha është që edhe vendi të bëjë më shumë për Rugovën.

 

https://www.facebook.com/share/p/1BXcHsoz7K/?mibextid=wwXIfr

JU REKOMANDOJMË

I vazhdohet mandati dostit të Arben Vitisë – Bordi i SHSKUK-së del me sqarim

I vazhdohet mandati dostit të Arben Vitisë – Bordi i SHSKUK-së del me sqarim
30/06/2026 - 14:29

Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka sqaruar se vendimi për vazhdimin e kontratës së drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi, është bazuar ekskluzivisht në rezultatet e periudhës 2023–2025 dhe në...

Më shumëDetails

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti
30/06/2026 - 14:12

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme nga i dyshuari B.H...

Më shumëDetails

Arrestohet Dritan Goxhaj

Arrestohet Dritan Goxhaj
30/06/2026 - 14:02

Është tensionuar sërish në protestën që po zhvillohet para Parlamentit teksa policia na ndërhyrë për t’i shpërndarë dhe për të hapur hyrjen e parlamentit. Policia ka shoqëruar disa...

Më shumëDetails

Zbulohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Zbulohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq
30/06/2026 - 13:59

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrolleve të zhvilluara në dy shtëpi të pabanuara në fshatin Potokmali të Leposaviqit. Për të...

Më shumëDetails

Komuna e Istogut merr një vendim për sezonin veror, lehtësira për mërgimtarët

Komuna e Istogut merr një vendim për sezonin veror, lehtësira për mërgimtarët
30/06/2026 - 13:37

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka marrë vendim për lirimin e hapësirave të jashtme të shkollave për t’u shfrytëzuar si venparkime gjatë sezonit veror. Sipas vendimit...

Më shumëDetails

Skandali që trondit Bagdadin: Të brendshme prej 27 kilogramë ari të pastër i gjenden deputetes gjatë bastisjes

Skandali që trondit Bagdadin: Të brendshme prej 27 kilogramë ari të pastër i gjenden deputetes gjatë bastisjes
30/06/2026 - 13:25

Gjatë një operacioni kundër korrupsionit në Irak, thuhet se në shtëpinë e deputetes Hind Al-Abbasi u sekuestruan 57 milionë dollarë në para të gatshme, 27 kilogramë ar të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Frika e madhe në Moskë, paralajmërimi i Putin: Mund të mos ketë fare Rusi

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë