Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drama e rrëmbimit të 24-vjeçarit nga Prishtina, këta janë dy të rinjtë e dyshuar (Lion Gashi dhe Albin Hoxha)

18/04/2022 - 10:01
në Kryesore, Lajme
A A
Drama e rrëmbimit të 24-vjeçarit nga Prishtina, këta janë dy të rinjtë e dyshuar (Lion Gashi dhe Albin Hoxha)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një skenë rrëmbimi si në filma u raportua dje në Policinë e Kosovës. Një 24-vjeçar u vu në grackë nga dy vajza dhe më pas u rrëmbye nga dy të dyshuar, njëri prej të cilëve është ndaluar. Mediat dje raportuan për detajet e ngjarjes, ndërsa sot iu sjellë identitetin e të dyshuarve.

Burimet e Gazetës kanë bërë me dije se personi që u dërgua në mbajtje si i dyshuar për përfshirje në këtë rast është Lion Gashi, 22-vjeçar.

I njëjti fillimisht nuk u gjet nga Policia, por më pas u vetëdorëzua në stacion policor, ku është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa personi tjetër që gjendet në arrati që po ashtu dyshohet se rrëmbeu 24-vjeçarin është Albin Hoxha, 21-vjeçar.

Dy të dyshuarit, bashkë me dy vajza, njëra 19 dhe tjetra 21-vjeç, përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, të cilit i parapriu një sulm me thikë. Siç mëson Sinjali, i riu nuk është gjetur ende nga Policia e Kosovës.

Por si ndodhi ngjarja?

Viktima (emër i njohur për redaksinë) fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të dyshuarat, të cilat kanë ndihmuar që i riu të rrëmbehet. Dy të rejat pasi kishin komunikuar me 24-vjeçarin, të njëjtin e kanë marrë me një veturë BMW, për ta “dorëzuar” më pas te një veturë tjetër.

Vajzat dyshohet se u ndihmuan në rrëmbimin e 24-vjeçarit, duke e dërguar të njëjtin në rrugën “Hil Mosi”, aty ku e prisnin dy të dyshuarit e tjerë, të cilët e futën në një veturë “Golf 7”, raporton Gazeta Sinjali.

Rrëmbimit i parapriu një sulm me thikë ndaj viktimës, që dyshohet se u bë me “plan” që i njëjti të futet me forcë në veturën e të dyshuarve.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia është njoftuar për rastin, me ç’rast një njësi policore është dërguar në lokacionin ku ka ndodhur ngjarja.

Vetura e dyshuar BMW është lokalizuar dhe në të janë hasur dy të dyshuarat B.B dhe S.D., të cilat janë prangosur dhe më pas është bërë identifikimi i të dyshuarve tjerë.

Vajzat e dyshuara pasi ranë në prangat e Policisë u dërguan në stacion policor për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin. Ndërsa, me urdhër të prokurorit janë zhvilluar edhe bastisje.

Burimet e Sinjalit tutje kanë bërë të ditur se bastisje janë kryer në banesën e të dyshuarit A.H., ku as ai e as personi i rrëmbyer nuk janë gjetur në atë lokacion. Derisa i dyshuari tjetër Leon Gashi, i cili fillimisht nuk është hasur në shtëpinë e tij, pas kontrollit nga zyrtarët policorë, është paraqitur vet në stacion policor.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e ngjarjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë