
Aeroplani në të cilin ndodhej ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u detyrua të aterroi, pas prishjes së njërit prej motorëve gjatë fluturimit.
Ngjarja ka ndodhur mbi Gjirin e Meksikës, pasi ka dështuar një nga tre motorët e aeroplanit “Daso Falcon 900”, në të cilin ndodhej ish-presidenti amerikan së bashku me këshilltarët dhe anëtarët e shërbimit sekret.
Aeroplani filloi fluturimin nnga aeroporti në New Orleans dhe duhej të transportonte Trumpin në rezidencën e tij në Mara-a-Lago, Floridë, pasi kishte marrë pjesë në një takim me disa nga donatorët më të mëdhenj të Partisë Republikane.
Pas ngritjes, aeroplani përshkoi rreth 120 kilometra, duke arritur një lartësi prej rreth 8500 metrash dhe më pas për shkak të prishjes u detyrua të rikthehej në New Orleans.
Përfaqësuesit e Trumpit për marrëdhënie me publiku refuzuan të komentojnë ngjarjen.











