Në një tekst autorial për gazetën serbe, “Danas”, udhëheqësi i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, ka ripërsëritur sërish se të rinjtë serbë të vrarë në dhjetor të vitit 1998 në kafenenë Panda në Pejë, janë ekzekutuar nga forcat serbe, përcjellë GazetaBlic.
“Ishte e hënë, 14 dhjetor 1998, pak minuta para mesnate. Rrugët e qytetit të Pejës në Kosovë po patrulloheshin nga nga ushtarët e RFJ-së së atëhershme (Serbia dhe Mali i Zi), forcat policore dhe parapolicore të Serbisë dhe njësitë Milorad Ulemek, i njohur si Legia Terroristët e maskuar hyjnë në kafenenë Panda, pranë shkollës së mesme Shën Sava . Huh! – Qëlluan, pastaj dolën me vrap në rrugë. Askush nga ushtria apo policia nuk i ndaloi”, shkroi Drashkoviq, duke kujtuar se si pasojë e sulmit u vranë gjashtë persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Ai më tutje shtoi se më pas, institucionet dhe mediet serbe për këtë masakër fajësuan “terroristët shqiptarë”.
“Së shpejti pasuan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, për të ndalur fatkeqësinë humanitare të shqiptarëve. Afro 800,000 shqiptarë u dëbuan në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, mijëra prej tyre u vranë dhe mijëra të varfër dhe fëmijë duarzbathur u hodhën në lumenj dhe liqene anembanë Serbisë, në varre sekrete në terrenet e stërvitjes së policisë në Beograd. Millosheviqi e humbi luftën me aleancën e NATO-s. Ai nënshkroi kapitullimin dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Serbia, si shtet bandit, u dëbua nga Kosova dhe Hitleri i saj vdiq në paraburgim në Hagë, shkroi Drashkoviq.
“Edhe më vonë, kur Millosheviqi ra, në “Serbinë demokratike”, askush nuk e hetoi vrasjen e studentëve serbë në Panda, ndërsa edhe për qeverinë e re vrasësit ishin “terroristë të panjohur shqiptarë”. Papritur, pesëmbëdhjetë vjet pas pushkatimit të nxënësve serbë në Panda, më 28 dhjetor 2013, Aleksandar Vuçiq, asokohe zëvendëskryeministër i qeverisë serbe dhe koordinator i shërbimeve të sigurisë, në një fjalim televiziv për publikun njoftoi se masakra në Panda nuk është kryer as nga shqiptarët, as nga shërbimet e huaja dhe se Serbia do të tronditet kur të mësojë të vërtetën! Edhe si kryeministër edhe si president i Serbisë, ai do të përsërisë pretendimin e tij, por emrat e terroristëve dhe atyre që urdhëruan të pushkatoheshin nxënësit serbë ishin ende të errët dhe prindërit e të vrarëve kot iu lutën kreut të shtetit që të marrin ato. As i mori dhe as nuk zbuloi të vërtetën tronditëse dhe të tmerrshme për krimin. Pse? Për dhjetë vjet nuk ka pasur përgjigje për këtë pyetje”, shkroi Drashkoviq.












