Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drecun: Pritet që Kurti të largohet nga pushteti

18/11/2022 - 14:20
në Kryesore, Lajme
A A
Drecun: Pritet që Kurti të largohet nga pushteti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i të ashtuquajturit komision serb për Kosovë, Millovan Drecun, ka thënë se mes Brukselit dhe Prishtinës ka një shkëmbim intensiv të mendimeve dhe qëndrimeve dhe se për shkak të qëndrimeve të shteteve perëndimore dhe SHBA, pritet që Kosova në momentin e fundit të pranojë sugjerimet e tyre, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ai gjithashtu ka pretenduar se “është plotësisht e qartë se shumica e serbëve nuk do të votojnë në zgjedhje, nëse ato mbahen”.

“Përkundër kësaj, Prishtina dëshiron disi t’i mbajë ato zgjedhje dhe madje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmëron se do t’i njohë rezultatet, pa marrë parasysh sa njerëz do të dalin. Do të dalin disa shqiptarë, ndoshta disa boshnjakë, por serbët nuk do të dalin. Ky është fillimi i një njoftimi të ri të destabilizimit. Ne po kalojmë nga një situatë e keqe në një situatë edhe më të keqe”, kërcënon Drecun.

Ai ka shtuar se “ndoshta problemi me targat do të zgjidhet përkohësisht dhe do të qetësohet situata”, por më vonë, sipas fjalëve të tij, “po përgatitet një situatë edhe më e keqe sa i përket zgjedhjeve”.

“Prishtina nuk dëshiron asnjë marrëveshje, qëllimi i tyre i vetëm është të provokojnë konflikte dhe do të përdorin çdo situatë të mundshme që këtë ta provokojnë. Problemi i Prishtinës është kriza institucionale dhe politike. Problem edhe për Prishtinën edhe për Perëndimin është kur nuk ka serbë në institucionet e përkohshme, të cilët janë sipas numrit populli i dytë në Kosovë. Nuk ka multietnicitet në ato institucione, ose siç i pëlqen të thotë Perëndimi, nuk ka përparim në Kosovë”, ka pretenduar Drecun.

Ai ka shtuar se kjo “krijon një krizë të rëndë politike dhe krijon presion mbi Kosovën”, andaj, sipas tij, “ka shumë mundësi që në muajt e ardhshëm të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë”.

“Tashmë mund të shohim disa kontakte të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës me zyrtarë dhe diplomatë amerikanë dhe evropianë. Duket se, ndoshta, e gjithë puna është e drejtuar drejt zgjedhjeve të reja dhe drejt ndryshimit të qeverisë, që thjesht Albin Kurti të largohet nga pushteti dhe ndoshta këto dy parti të jenë shumicë”, pretendon Drecun./Paparaci

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë