Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtoresha Drita Kadriu mban takim me drejtorët e shkollave në Mitrovicë, nuk shihet askund drejtoresha e shkollës së Kçiqit, Ardita Brahimi

29/08/2023 - 16:05
në Kryesore, Lajme
A A
Drejtoresha Drita Kadriu mban takim me drejtorët e shkollave në Mitrovicë, nuk shihet askund drejtoresha e shkollës së Kçiqit, Ardita Brahimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria e Arsimit në komunën e Mitrovicës, sot ka mbajtur mbledhje me drejtorët e shkollave të kësaj komune ku temë diskutimi ishte fillimi i vitit të ri shkollor.

Nga shumë drejtorë që morën pjesë, siç shihet nga fotografitë e publikuara nga vet komuna e Mitrovicës, në këtë takim nuk ka marrë pjesë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së shkollës “Bislmi Imeri” në Kçiqi, Ardita Brahimi Idrizi, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Drejtoresha e “Bislm Imeri” Ardita Brahimi Idrizi ka hedhur kritika të rënda para pak ditësh ndaj drejtoreshës së Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, për presion psiqik, duke pretenduar se si pasojë e këtij presioni edhe ka abortuar.

Kujtojmë se mediat kanë raportuar se më 30 qershor të këtij viti, drejtoresha e shkollës fillore të mesme të ulët “Bislim Imeri”, Ardita Brahimi-Idrizi, dyshohet se me vetëdëshirë ua kishte dhënë në shfrytëzim veturën e saj personale dy nxënësve të mitur. Nxënësit e mitur me veturën e drejtoreshës kishin shkuar për të blerë disa gjësende. Gjatë kthimit për në shkollë, nxënësit kishin shkaktuar aksident në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Dyshohet se me të marrë informatën për aksident, drejtoresha e shkollës kishte raportuar rastin si vjedhje e veturës, por që pas ballafaqimit me deklaratat e nxënësve, drejtoresha e kishte pranuar se veturën ua kishte dhënë me vetëdëshirë nxënësve.

Postimi i plotë i komunës së Mitrovicës ku nuk shihet drejtoresha Ardita Brahimi Idrizi:

Shkrimi i plotë i Ardita Brahimi Idrizi ku akuzon drejtoreshën Drita Kadriu:

Sqarim për publikun, shikuesit e komentuesit ditëve të fundit ndaj një femre të pafajshme e shumë e fuqishme.

Ka disa vite që nëpërmjet storieve shenoj disa thënje, të ndryshme që burojnë nga padrejtësitë e bëra në jetë:
Nga kush?
Nga një drejtore e Drejtorisë Komunale të Arsimit Drita Kadriu.
Ju njoftoj me përgjegjësinë time të plotë se nuk jam në kundërshtim me ligjin e këtë e verteton dokumenti i gjykatës, policisë.
Padrejtësitë në jetën time personale e profesionale e në karrieren, fushën e edukimit udhëheqjes të bëra nga drejtore Drita Kadriu me vetmin qëllim të më eliminoj nga gara për drejtore.
1. Jam femra e parë në fshat dhe në kolektiv më e përgatitura profesionalisht;
2.Mediat i ka angazhuar vazhdimisht në drejtim tim që njëllosin dinjitetin dhe integritetin tim personal, por kam heshtë;
3.Më ka hap rast polici në bashkpunim me kundërkandidaten Sala Hasani, paramendo! Çfarë rasti?
“Ngacmim seksual” unë nuk jam mashkull.
Por Prokuroria në Mitrovicë më shpalli të pafajshme.
Prap vazhdoi me avazin e vjetër.
4.Peticion me disa zhvatës në shkollë.
Ku kam kërkuar ta kem atë peticion në duart e mia por drejtore Drita nuk ma ka siguruar që bëjë krahasime në nënshkrime, sepse ka falcifikime.
5.Përçarje në kolektiv e në fshat.
E këtë e kanë treguar më së miri mashkëvendasit e vendlindjes sime me përkrahjen e tyre të vazhdueshme e deri në protestë.
6. Më qiti para komisionit diciplinor, para gjashtë zyrtarve por komisioni vendosi në favorin tim, sepse jam e pastër si loti.
7.Pas presionit psiqik përfundova nëpër Klinikat e Prishtinës, e këtë e vertetojnë dokumentet mjeksore.
8.Nga presioni psiqik e qëllimkeq edhe abortova 😭😭😭😭. Kam foto e dëshmi.
9.E së fundmi ke probleme familjare “Familja është e shenjtë”
Nuk e di për cilën familje e ka fjalën?!
Familjen e prindërve, vëllëzërve të mi;
Familjen e vjehrrive kunetve të mi;
Familjen të cilën e kam krijuar me bashkshortin tim.
10. Asnjëherë nuk u konsultua me mua por vazhdimisht me Sala Hasani…!!
Këto janë padrejtësitë e bëra nga një drejtore femër ndaj Ardita Brahimi Idrizi e cila i kursen shtetit gjashtë paga.
Sepse kryej këto puna:
1. Ud. drejtore;
2. Mësuese klase;
3. Kordinatore e Cilësisë;
4. Sekretare shkolle;
5. Bibliotekiste;
E qe besa edhe pastruse sepse me një puntor teknik na ka lënë drejtore Drita.
E së fundmi më thotë nuk po shkojnë punët mirë.
E kush i mbajti deri sot këto puna me një pagë minus?!
Turpi e mbuloftë!!!

E udhëzoj drejtoren që meret me skandalet e veta.
Shihemi në gjykatë!

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë