Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori i Arsimit Albanez Tahiraj përfaqëson komunën e Vushtrrisë në takim me Kryeministrin Kurti, bojkot nga disa komuna

21/02/2024 - 21:25
në Lajme
A A
Drejtori i Arsimit Albanez Tahiraj përfaqëson komunën e Vushtrrisë në takim me Kryeministrin Kurti, bojkot nga disa komuna
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të komunikimit si Qeveri e Republikës së Kosovës, si dhe me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve dhe kërkesave në nivelin lokal, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot zhvilloi takimin e gjashtë të rregullt me kryetarët e komunave të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, thuhet se, në këtë takim të radhës, krahas riktheksimit të ndarjes buxhetore për komuna këtë vit, që kap vlerën 742 milionë euro e që është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin paraprak 2023 dhe 195 milionë më shumë se në vitin 2021, kryeministri Kurti ngriti për trajtim edhe dy çështje tjera të rëndësishme: regjistrimi i popullsisë, që pritet të nisë në fillim të muajit prill dhe çështja e qenve të braktisur dhe endacakë, raporton “Vushtrria Press”.

Në lidhje me të parën, siç bën të ditur Zyra për Informim e Kryeministrisë, thuhet se kryeministri Kurti u bëri thirrje të gjithëve për përkushtim dhe angazhim të përbashkët për përfundim me sukses të këtij procesi me rëndësi qenësore për zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë. “Politikëbërja e bazuar në të dhëna është e rëndësishme si për nivelin qendror ashtu edhe atë lokal të qeverisjes, sepse mundëson planifikim të mirë, shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të burimeve për arsim, shëndetësi, banim dhe punësim për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e vendit tonë”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket shqetësimit në lidhje me strehimin e qenve endacakë më të cilët përballet secila komunë, ai tha se grupi koordinues që udhëhiqet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në strategjinë e tij ka paraparë disa hapa ndërinstitucionalë, ndër to ndërtimin e strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenve. Në mesin e tyre, ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna: në Prishtinë, në Prizren, në Pejë, dhe Gjilan/Kamenicë, bazuar në udhëzimin administrativ aktual. Kryeministri Kurti u bëri thirrje kryetarëve dhe përfaqësuesve të komunave që të bashkëpunojnë sa më ngushtë me grupin koordinues në realizimin e objektivave të synuara.

Ndërkaq, ministri Krasniqi fillimisht tha se ky takim i radhës shërben si tryezë e diskutimit për ku dy nivelet diskutojnë për projekte dhe programet, të cilat sjellin zhvillimin ekonomik lokal dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve, teksa ftoi komunat t’i përgjigjen thirrjes së hapur me 15 shkurt për raportim në sistemin e performancës për vitin 2023 dhe të aplikojnë në programin për financimin e projekteve infrastrukturore, pranë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që mbetet i hapur deri me 28 shkurt.

Por një numër i madh i kryetarëve të Komunave të Kosovës nuk morën pjesë në takimin me kryeministrin Kurti, ndonëse u tha se ky takim u bojkotua nga disa komuna.

Komuna e Vushtrrisë në këtë takim është përfaqësuar nga drejtori Komunal i Arsimit, Albanez Tahiraj, pasi që kryetari Ferit Idrizi nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore, duke qenë se para disa ditësh ka pasur një intervenim kirurgjik.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë