Pas raportimit të Veriu.info se kompania ndërtimore “Aurora Gruop” ka filluar ndërtimin e një objekti banesor pa leje ndërtimore pranë ish Hortikukturës, kësaj kompanie i janë ndërprerë punimet nga drejtoria e Inspeksionit e komunës së Mitrovicës.
Ndërprerjen e punimeve e ka konfirmuar në një prononcim të shkurt drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Valon Brahimi, i cili ka thënë se është zbatuar ligji.
Pasi që drejtori i Urbanizmit, Edison Tërnava kishte konfirmuar për Veriu.info se punimet nga “Aurora Group” për ndërtimin e objektit banesor kanë filluar pa leje ndërtimore, gazeta dje i ka drejtuar pyetje drejtorit të Inspeksionit se a ka ndërmarrë drejtoria e Inspeksionit veprime ligjore për ndërprerjen e punimeve, konform rregullatives ligjore që nuk lejon ndërtime pa leje.
Kësaj pyetje dhe dy pyetjeve tjera, sot drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi, iu është përgjigjur duke thënë: “Kemi zbatuar ligjin!”.
Kjo duket se është një metodë e re e përgjigjes në pyetjet e mediave për çështje me interes për publikun, pasi që drejtori tri pyetje iu është përgjigjur vetëm me tri fjalë.











