Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi u ka bërë sot një thirrje të hapur qytetarëve mitrovicas
Ai ka treguar se ka kohë që po bëjnë përpjekje maksimale për të vendosur në qytetin e Mitrovicës rendin komunal. Por ai thotë se jo çdo problem, parregullësi mund ta “kap” syri i inspektorëve për shkak se numri i problemeve përkundër punës sistematike mbetet akoma i madh në qytet
Andaj, Brahimi u ka nërë thirrje qytetarëve për komunikim direkt, duke kërkuar nga ta që çdo ankesë ta adresojnë direkt tek inspeksioni, përmes komenteve apo mesazheve në inbox.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar të Mitrovicës
Le të fillojmë komunikimin direkt!
Ka kohë që si Drejtori e Inspekcionit kemi bërë përpjekje maksimale për të vendosur në qytetin e Mitrovicë rendin komunal. Inspektorët tanë kanë bërë punë të mira dhe kanë ndërmarrë masa konkrete në evitimin e parregullësive në terren. Por jo çdo problem, parregullësi mund ta “kap” syri i inspektorëve për shkak se numri i problemeve përkundër punës sistematike mbetet akoma i madh në qytetin tonë. Na presin shumë punë.
Prandaj Me qëllim që të mbajmë linjën e komunikimit të pa shkëputur me ju, si Drejtori e Inspekcionit kërkojmë nga ana e juaj që problemet që ju preokupojnë dhe që bien në përgjegjësinë e Drejtorisë së Inspekcionit të na i përcjellni me foto te hapsira e komenteve ose në inbox. Foto që paraqet problemin të përmbaj të dhënat për lokalcionin (emrin e lagjës dhe rrugës). Në këtë mënyrë ne së bashku i kontribojmë qytetit tanë. Si Drejtori e Inspekcionit ju garantojmë që çdo problematikë që ju preokupon dhe që bie në domenin e institucionit tanë do të trajtohet në afat rekord, në përputhje me ligjin dhe në funksion të interesit të përgjithshëm qytetar.
P.s. Drejtoria e Inspekcioni trajton shkeljet ligjore në këta sektorë: 1. Sektori i ndërtimit 2. Sektori i tregut 3. Sektori i shërbimeve publike dhe mjedisit dhe 4. Sektori i komunikacionit rrugor (urban).
Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.












