Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër gripit sezonal

05/10/2024 - 08:57
në Lajme
A A
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër gripit sezonal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinas, Izet Sadiku, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal pasi konsiderohet si metodë për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Sadiku për Ekonomia Online ka treguar edhe për kategoritë e qytetarëve më të rrezikuara nga gripi sezonal, siç janë punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna e personat me sëmundje kronike. Vaksinimi ka filluar më datë 30 shtator dhe jepet në 15 qendrat e mjekësisë familjare në Kryeqytet.

“Po siç e dini që prej 30 shtatorit ka filluar vaksinimi në 15 qendrat mjekësisë familjare në Kryeqytet me vaksina të gripit sezonal, për arsye siç e dini është një sëmundje sezonale i cili tashmë gjatë muajit të dimrit, sidomos në muajin dhjetor e janar kur njerëzit grumbullohen më shumë dhe është një virus që përhapet çdo vit tek njerëzit dhe realisht ne kemi ftuar qytetarët që të vaksinohen”.

“Sivjet ka filluar vaksinimi më herët, me qëllim që kjo të jep imunitet ndaj kësaj sëmundjeje, duke pasur parasysh se kjo sëmundje edhe pse është virale, të disa kategori të qytetarëve që kanë probleme më shumë shëndetësore, dhe këtë vit janë ato grupet më të rrezikshme sipas OBSh-së, siç janë punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, pastaj personat që kanë sëmundje kronike e kështu më radhë”.

Sadiku ka thënë se zakonisht në Kryeqytet numri i të vaksinuarve shkon në 11 mijë. 
“Prandaj, ne i kemi ftuar këto kategori që të vaksinohen dhe deri tash për këto ditë kemi mbi 500 qytetarë që kanë marrë vaksinën kundër gripit. Zakonisht, Prishtina mbi 11 mijë qytetarë e marrin këtë vaksinë gjatë kësaj periudhe, kështu që besojmë për këto ditë sa ka filluar vaksinimi procesi po shkon mirë”, u shpreh Sadiku, teksa apeloi që qytetarët që t’i marrin këto vaksina.

Ndonëse e pranon se ka efekte anësore, Sadiku ka thënë se qytetarët nuk duhen të shqetësohen, pasi efekti parandalues është më i madh.

“Efekti i vaksinës te gripi është shumë i mirë dhe zakonisht ata qytetarë të cilët e marrin vaksinën, shumica e tyre nuk sëmurën fare, ndërsa tek ndonjë rast i veçantë ata të cilët sëmurën e kalojnë pa simptoma, kështu që ky është efekti shumë i mirë i vaksinës, prandaj duke pas parasysh që vaksina jepet gratis, qytetarët po i ftoj që ofrohen në QKM-të dhe të marrin vaksinën, për arsye se ajo është një metodë shumë e mirë për ta mbrojtur nga sëmundjet infektive, këtë rast nga gripi sezonal”.

“Zakonisht, efektet anësore janë të padiskutueshme, krahasim me efektet pozitive që ka vaksina e gripit. Efektet anësore mund të jenë ndonjë temperaturë, ndonjë dhimbje muskuli që zgjatin gjatë ditës që merret por janë shumë më të paketa se simptomat që i ka gripit, prandaj për këtë arsye janë të padiskutueshme”, deklaroi Sadiku.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë