Pa leje përkatëse nga Drejtoria e Urbanizimit, por një biznes midis sheshit të qytetit në Mitrovicë po ndërton aneksin e jashtëm në hapësirë publike duke zënë hapësirën për lëvizjen e qytetarëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Se ky biznes nuk ka leje përkatëse e ka konfirmuar vet drejtori i Urbanizimit në komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, në një përgjigje për Gazetën Online Veriu.info.
Veriu.info ka dërguar pyetje në adresë të komunës lidhur me këtë çështje duke parë se ky biznes po ndërton aneks të jashtëm.
Veriu.info po ashtu ka pyetur se pasi nuk ka leje pse po lejohet ndërtimi i këtij aneksi, dhe përgjigja e drejtorit Tërnava ka qenë se me rregulloren aktuale nuk lejohet porse janë në shqyrtim të rregullores së re.
“ Lokali afarist hotelier shërbyes në sheshin “ Adem Jashari” për të cilin keni kërkuar sqarim, e themi me përgjegjësi të plotë se, nuk është pajisur me leje nga ky organ i Administratës (DPU) dhe po ashtu edhe bazuar me Rregullorën Komunale të deritanishme,nuk është lejuar ngritja e këtyre anekseve në hapsirat e shesheve të qytetit, dhe kjo çështje presim të rregullohet pas miratimit të Plotësimi ndryshimit të rregullorës përkatëse e cila është në proces., – ka qenë përgjigja e drejtorit Tërnava.
Pavarësisht kësaj biznesi në sheshin “Adem Jashari” ka vazhduar me punime edhe gjatë ditës së sotme./Veriu.info/













