Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja, Mehmetaj: Motra e Osmanit avokate në procesin e regjistrimit të bankës

06/05/2026 - 15:35
në Lajme
A A
Drejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja, Mehmetaj: Motra e Osmanit avokate në procesin e regjistrimit të bankës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar lidhur me hulumtimin e publikuar nga Paparaci për drejtorin e një banke komerciale në Kosovë, duke ngritur akuza për përfshirje të figurave të larta institucionale në procesin e regjistrimit të bankës.

Në reagimin e tij, Mehmetaj ka pretenduar se gjatë procesit të regjistrimit të kësaj banke, si avokate ka qenë Blinera Osmani, motra e ish-presidentes Vjosa Osmani, duke shtuar se kjo ka ndodhur pas një takimi paraprak të Osmanit me ambasadorin turk.

“Avokate e ketij turkut, qe po del serb, gjate procesit te regjistrimit te kesaj banke ka qene motra e Vjosa Osmanit. Bile thuhet qe turqte e kane marre avokate pasi eshte taku Vjosa Osmani me ambasadorin turk paraprakisht”, ka shkruar Mehmetaj.

Ai ka pretenduar gjithashtu se banka fillimisht ka qenë e regjistruar si degë në Kosovë dhe më pas është shndërruar në shoqëri aksionare përmes një procesi që ai e cilëson si të kundërligjshëm.

“Perndryshe, kjo banke ka qene ne Kosove e regjistruar vec si dege dhe me pas, permes nje procesi krejtesisht te kunderligjshem, kete dege e kane kthyer ne banke tamam shoqeri aksionare. Ligji i Kosoves nuk e lejon”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Mehmetaj ka përmendur edhe përfshirjen e ish-ministres Rozeta Hajdari, për të cilën ka pretenduar se ka ndërhyrë përmes komunikimeve zyrtare.

“Pervec perfshirjes se Osmanit, e perfshire ka qene edhe ish-ministrja Rozeta Hajdari. E cila iu ka dergu e-mail zyrtareve ne ARBK duke i urdheru qe t’i kryhet pune turkut, nejse po del qe serbit”, ka shkruar ai.

Në fund, ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj personave që i përmend në reagim.

“Qe, nje duq hajnash e tradhetaresh jane keta”, ka përfunduar Mehmetaj.

Ndryshe, sipas hulumtimit të publikuar nga Paparaci, drejtori ekzekutiv i Ziraat Bank Kosova Sh.A., Kenan Bozkurt, posedon nënshtetësi të Serbisë që nga viti 2018, të cilën nuk e ka deklaruar para Bankës Qendrore të Kosovës gjatë procesit të miratimit për pozitë drejtuese.

Sipas këtij hulumtimi, mosdeklarimi i shtetësisë bie ndesh me rregulloret në fuqi, ndërsa Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur verifikime lidhur me këtë çështje.

JU REKOMANDOJMË

Osmani të shtunën përballë votës së 99 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Kë e sjell ajo me vete?

Osmani të shtunën përballë votës së 99 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Kë e sjell ajo me vete?
06/05/2026 - 15:29

Këshilli i Përgjithshëm 99 anëtarësh i Lidhjes Demokratike të Kosovës të shtunën vendos “me votim formal,” kthimin ose jo të Vjosa Osmanit në listën e vet zgjedhore. Dhe...

Më shumëDetails

Aksioni në Agjencinë Kadastrale, ndalohen pesë persona

Një i arrestuar dhe një në arrati, emra dhe detaje pas aksionit në Agjencinë Kadastrale
06/05/2026 - 15:20

Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sot ka zhvilluar një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe...

Më shumëDetails

Lako nga UNMIK: Më dukeni si Zvicër në krahasim me Shqipërinë sa i përket sistemit të drejtësisë

Lako nga UNMIK: Më dukeni si Zvicër në krahasim me Shqipërinë sa i përket sistemit të drejtësisë
06/05/2026 - 15:15

Andrea Lako nga UNMIK bëri një krahasim në mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se kjo e fundit i duket si Zvicra sa i përket sistemit të drejtësisë....

Më shumëDetails

Përvjetori i Luanit, Nasimi me fjalim prekës e humor: Dada Rukë e ke pasë djalin ma të zotë e të urtë – Baca Smajl ma shumë m’ka rreh…

Përvjetori i Luanit, Nasimi me fjalim prekës e humor: Dada Rukë e ke pasë djalin ma të zotë e të urtë – Baca Smajl ma shumë m’ka rreh…
06/05/2026 - 15:06

Sot në përvjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj u bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan ku u mblodhën figura...

Më shumëDetails

Policët serbë iu vendosën gëzhojën e plumbit në veturë, axha e nipi detyrohen të paguajnë lirinë e tyre

Policët serbë iu vendosën gëzhojën e plumbit në veturë, axha e nipi detyrohen të paguajnë lirinë e tyre
06/05/2026 - 14:54

Besnik Mahaj është përballur me një situatë të papritur dhe aspak të dëshiruar, teksa po vinte të dielën në Kosovë. Bashkë me nipin e tij, ai mori rrugën...

Më shumëDetails

Haxhiu kujton Luan Haradinajn në 29-vjetorin e rënies së tij

Haxhiu kujton Luan Haradinajn në 29-vjetorin e rënies së tij
06/05/2026 - 14:52

U.D presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu ka kujtuar Heroin Luan Haradinaj në 29-vjetorin e rënies së tij, duke vlerësuar rolin e tij në luftën çlirimtare të Kosovës. “Sot...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    402 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Si e avancoi Fitore Pacolli në pozitë të arrestuarin e sotëm nga bastisja në Agjencinë Kadastrale?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Koalicioni i ri në Prishtinë, kështu deklarohet Jehona Lushaku për vendimin e Përparim Ramës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë