Drejtori Rajonal sot ka mbajtur takim me drejtorët e DKA-ve, të tri komunave në rajonin e Mitrovicës, njofton Veriu.Info.
Në këtë takim temë diskutimi ishte siguria në shkolla.
Kolonel, Afërdita Mikullovci, ka thënë se pikërisht siguria në shkolla, mirëqenia dhe mbrojtja e nxënësve do të jenë prioritetet e DRP-së në Mitrovicën e Jugut, duke theksuar se do të zhvillohen edhe aktivitete parandaluese me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve mbi këtë çështje.
Ndërsa nga ana e drejtorëve të DKA-ve, u theksua se bashkëpunimi dhe avancimi i çështjeve që ndërlidhën me sigurinë në shkolla, mbetet poashtu prioritet i bashkërendimit me institucionet siç është policia që kanë për qëllim sigurinë dhe që ndikojnë në ngritjen e cilësisë në sistemin edukativo-arsimor.
Postimi i plotë:











