Mitrovica shpejt do të bëhet me objekt të ri e modern ku do të vendoset QKMF, duke e bërë më të lehtë shërbimin shëndetësor për qytetarët, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Këtë e ka konfirmuar për Veriu.info drejtori i Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani.
“Fillimisht do të nënshkruhet një memorandum mes komunës dhe organizatës “Jetimat e Ballkanit” dhe pastaj brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i objektit të ri.” – ka thënë Shabani.
Drejtori Shabani po ashtu njoftoi se projekti ideor tashmë është përfunduar dhe pritet të filloje implementimi.
Kujtojmë që ndërtimi i këtij objekti mundësohet nga “Jetimat e Ballkanit” me drejtor Halil Kastratin.












