
Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava është përgjigjur pas reagimeve për rrënimin e objektit të ish-shkollës së Muzikës “Tefta Tashko”.
Tërnava përmes një postimi në Facebook tha se shoqëria civile ka qenë e njoftuar se ky objekt do të rrënohet.
Ai sqaroi se Komisioni kishte konstatuar se zgjidhja e vetme ishte rrënimi i objektit dhe se ky objekt paraqiste rrezik të vetërrënimit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetar të Mitovicës, duke parë disa reagime për rrënimin e objektit në ish-shkollën e Muzikës “Tefta Tashko” duam t’ju japim sqarim opinonit publik për vendim rrënimin.
1. Me daten: 11.01.2022 është mbajtur takimi me shoqërin civile për të diskutuar lidhur me rregullimin e infrastrukturës rrugore në lagjen “Ali Zeneli” dhe në këtë takim është njoftuar shoqëria civile për krijimin e komisionit për verifikimin e gjendjes faktike të objektit, poashtu është diskutuar PZHK për zgjerimin dhe hapjen e rrugës “Ali Zeneli”.
2. Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm ka krijuar komisionin për verifikimin e gjendjes faktike të objektit në ish-shkollën e Muzikës “Tefta Tashko” duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal 2020-2028 pjesë e kësaj puntorie kanë qenë edhe shoqëria civile. Në bazë të PZHK ( Plani Zhvillimor Komunal) që parasheh zgjërimin dhe hapjen e rrugës “Ali Zeneli” e cila është në interes publik, dhe duhet të trajtohet me prioritet duke u bazurë në vendimin e nxjerr nga Kuvendi Komunal dhe MAPL në vitin 2020.
Komisioni i krijuar, pas verifikimit të gjendjes së objektit, konstaton se : bazuar në shkallen e amortizimit, nuk ka vlerë asnjë lloj investimi, që nënkupton faktin se, zgjidhja e vetme është rrënimi i objektit. Poashtu më teje komisioni konstaton që objekti paraqet rrezik të vetërrenimit.










